13 Tetor 2018 / 10:11
Propozimi për ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet kundërshtuese mes deputetëve nga pushteti dhe nga opozita e shënuan javën e punës që kaloi. Pas debatit dyditësh të Komisionit kuvendor për çështje kushtetuese, përkrahja për ndërhyrje ndaj ndryshimeve të Kushtetutës mbrëmë ishte votuar nga nëntë deputetë të shumicës qeveritare. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e përkrahën propozimin e Qeverisë dhe të gjithë shtatë deputetët e kësaj partie, anëtarë të Komisionit, votuan kundër.
Në Komision ishin sjellur përfundime për ndërhyrje ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditësh të përgatisë projekt-amendamente dhe t’i dorëzojë deri te Parlamenti.
Për të hënën në orën 11 është caktuar seancë plenare e Kuvendit në të cilën deputetët do të debatojnë për Propozimin e Qeverisë për ndërhyrje ndaj ndryshimit të Kushtetutës me ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë. Nevoja e ndërhyrjes ndaj ndryshimeve kushtetuese duhet të votohet nga dy të tretat e numrit të tërësishëm të deputetëve në Parlament.
Në propozimin për ndryshime të Kushtetutës, të cilin Qeveria e konfirmoi dhe kumtoi të hënën propozohet: Në tërë tekstin e Kushtetutës para Republikës së Maqedonisë shtohet mbiemri veriore; Ndryshime në preambullën e Kushtetutës me emërime të dokumenteve konkrete të KAÇKM-së për shkak të harmonizimit me Marrëveshjen me Greqinë; Garancion më i fuqishëm për qëndrueshmërinë e kufijve dhe se Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale dhe kujdes për qytetarët e Maqedonisë dhe diaspora në vendet e huaja do të thotë se Republika do të kujdeset për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të pjesëtarëve të saj në vendet e huaja pa u përzier në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme.
Në seancën e Komisioneve mbrëmë kryeministri Zoran Zaev sërish ka apeluar deri te deputetët e VMRO-DPMNE-së të gjehet konsensus dhe unitet për çështjen e lidhur me inkuadrimin e shtetit në BE dhe NATO.
“Të mundohemi të korrigjohemi para përgjegjësisë dhe vendimeve. Secili me qëndrimet e tij. Është treguar gjithçka. Përsëriten qëndrimet, por çështja është nëse mundemi të ndërtojmë konsensus, unitet, diçka pas së cilës do të qëndrojmë së bashku. Marrëveshje më të mirë nuk ka. Le të shohim se a mundemi me ligjin kushtetues të ndryshojmë diçka që shkon paralelisht që të mund t’i afrojmë qëndrimet. A mundemi disi ta përforcojmë atë me identitetin dhe me gjuhën, të bisedojmë me diçka që do të na bashkojë, por definitivisht NATO-ja dhe BE -ja mbeson diçka që politikisht na mban së bashku”, tha kryeministri.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së sërish, në fjalimet e tyre treguan se propozimi për ndërhyrje në ndryshimet kushtetuese është jopreciz, i paqartë, me keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve i shprehur me rezultatet e referendumit, ndërsa Qeveria fshin gjithçka që është maqedonase.
Nga kjo nëse do të sigurohen dy të tretat për përkrahje të ndryshimeve të Kushtetutës, do të varet edhe nëse paraprijnë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, të cilat mund të organizohen me afate të shkurtuara.


