15 Tetor 2018 / 14:22 Shtrirja e dorës së pajtimit nuk nënkupton amnesti. Falja është madhështi njerëzore. Ai kujtoi edhe rastin e Papa Gjon Palit të Dytë i cili e fali atentatorin e tij, por ajo nuk e amnistoi Ali Ahmet Agxha që të vuajë denimin me burg. Përpjekja për atentat ndodhi më 1981, ndërsa ai nga burgu doli më vitin 2010. Ashtu është edhe tani. Këtu mund të lexoni postimin e tij origjinal:
Author: almakos
15 Tetor 2018 / 14:16 Ekspertët vlerësojnë se migrimi ilegal është një nga sfidat më të mëdha me të cilët po përballet vendi. Profesori, Tërpe Stojanovski theksoi se migrimi i rritur ilegal, respektivisht kontrabanda me migrantë, tregtia me njerëz, tregtia ilegale e drogës dhe armëve paraqesin rreziqe për sigurinë e brendshme. Profesori, Blerim Reka tha se ndërkohë shumë shtetas të Maqedonisë vazhdojnë të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Sa i përket RM-së, viti 2018 sipas statistikave të BE-së identifikohen shumë më shumë lëvizje të migrantëve jo të rregulltë që numëron në mënyrë dramatike është rritur në periudhën e gushtit…
15 Tetor 2018 / 13:57 Partia më e madhe opozitare në Maqedoni OBRM – PDUKM, së shpejti pritet të del me qëndrim për ofertën e kryeministrit Zoran Zaev i cili u kërkoi deputetëve që ti’a shtrijnë dorën njëri tjetrit. Zaev duke folur mbi ngjarjet e 27 Prillit tha: “Ka ardhur koha të themi STOP ndarjeve, ja ku e kemi mundësinë të falim njëri tjetrin. Ai mes tjerash u dërgoi mesazh të gjithëve ku siç potencoi se duhet falur njëri tjetri, mes tjerash dhe ta bartë barrën politike dhe tu’a shtrijë dorën dhe të harrojnë ngjarjet e 27 Prillit të vitit…
15 Tetor 2018 / 13:10 Gjykata ka anuluar seancën e sotme të rastit “TNT” për shkak se ish kryeministri Nikolla Gruvski ka shkuar në Kuvend për ndryshimet kushteuese. Ai ka kërkuar që të jetë prezent në seancën e kuvendit dhe i ka kërkuar Gjykatës të shtyjë seancën e sotme.“Do dëshiroja të isha i lirë nga seanca e sotme në Gjykatë. Dëshiroj të jem pjesë e seancës së Kuvendit, ku ka pikë të rendit të ditës për ndryshimin e kushtetutës. Deri tani nuk e kam shfrytëzuar këtë mundësi”, ka deklaruar Gruevski”. Seanca e ardhshme është caktuar për 25 tetor të këtij…
15 Tetor 2018 / 12:58 Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi sot çmime të reja, për benzinë dhe dizel. Në përputhje me metodologjinë për llogaritjen e çmimeve të karburanteve, çmimet e shitjeve me pakicë rriten me një mesatare prej 3.62%. Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 1 denarë, një litër benzinë do të kushtojë 74,50 përkatësisht 76,50 denarë. Çmimi i karburantit EURODIESEL do të rritet me dy denarë për një litër naftë që do të kushtojë 69,00 denarë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë dhe do të jenë të vlefshme për dy javët e ardhshme.
15 Tetor 2018 / 12:25 Vazhdon të jetë ende në arrati burri i dyshuari për vrasjen e gruas së tij mbrëmjen e djeshme në Reçicë të Vogël të Tetovës. Personi me iniciale A.K ka qëlluar mbrëmjen e djeshme ndaj gruas së tij për motive ende të paqarta duke e lënë 52-vjeçaren të vdekur në vend. Vrasja është kryer rreth orës 22 e 30 minuta, në ambientet shtëpisë së dy bashkëshortëve në Reçicë të Vogël të Tetovës. Motivet e vrasjes janë ende të paqarta por dyshohet të ketë ardhur si pasojë e zënkave verbale që çifti ka pasur më herët, shamatë kjo e…
15 Tetor 2018 / 12:11 Dita Starova Qerimi – drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë flet rreth idesë së realizimit të ekspozitës “Unë jam shqiptar” duke thënë se ajo që e ka intriguer më shumë është interesi i lartë për këtë ëkspozitë në dy kryeqendrat shqiptare, Tiranë e Prishtinë si dhe duke dashur që figurat e larta kombëtare shqiptare të prezentohen edhe para publikut në Maqedoni. Përndryshe ekspozita hapet sot me fillim në orën 19:00, tek Stacioni i Vogël. [embedded content] Skender Asani – Drejtor I Institutit për Trashigimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni tregon rreth përmbajtjes së…
15 Tetor 2018 / 12:01 Dhjetëra persona po protestojnë para Kuvendit ndërkohë që brenda tij deputetët e mazhorancës dhe opozitës po diskutojnë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit. Protestuesit me pankarta në duar dhe bluza kundër referendumit kërkojnë dorëheqjen e Qeverise dhe mos-votimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese. [embedded content]
15 Tetor 2018 / 11:20 Si partner i koalicionit në qeveri kam pasur obligim të prezantoj propozimin alternativ, të cilin kryeministri Aleksis Cipras e di, por nuk e miraton si politikë nacionale, ka thënë ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në intervistën për televizionin shtetëror ERT, lidhur me planin e tij B për marrëveshje ndërshtetërore si alternativë të Marrëveshjes së Prespës, të paraqitur në takimin me përfaqësues të administratës amerikane, gjatë vizitës së tij në Uashington. “Propozimin alternativ e di kryeministri, por nuk e ka miratuar si politikë nacionale. E kam sqaruar, se ky, sipas mendimit tonë, do të duhej…
15 Tetor 2018 / 10:44 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në Shibenik po merr pjesë në konferencën dyditore në nivel të lartë “Përforcimi i transparencës dhe përgjegjësisë me qëllim të sigurimit të integritetit: Të bashkuar kundër korrupsionit”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kroacisë në bashkëpunim me GREKO (Grupi i shteteve kundër korrupsionit). Në kuadër të konferencës, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, do të promovohen mekanizmat nacional për luftë kundër korrupsionit dhe do të promovohet transparenca publike, me qëllim që të përforcohet transparenca dhe përgjegjësia. Konferenca do të mbahet sot dhe nesër në Shibenik (Kroaci) nën patronatin e…
15 Tetor 2018 / 10:23 Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca për lëndët e PSP-së, “Lëndina” dhe TNT”. Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavloviq- Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtim pa lejë. Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpi pushuimi në komunën e Zelenikovës pa lejë përkatëse. Latasi ka ndërtuar shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, shtëpi prej 130, apo 104 metra katrorë. Nga provat e PSP-së, mes tyre edhe incizime satelitore, ekspertiza si dhe dokumenta të tjera këto shtëpi janë nisur për ndërtim në vitin 2011,…
15 Tetor 2018 / 10:10 “Rrjedhat emigruese dhe sfidat e sigurisë” është tema e Sesionit të tretë të Grupit punues 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa kombëtare për Bashkim Evropian në Republikën e Maqedonisë që mbahet sot në Klubin e deputetëve në Shkup. Në debat do të kyçen sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, Andrej Lepavcoc nga Unioni Panevropian në Shkup si dhe profesorët nga Universiteti i EJL-së, Blerim Reka dhe nga Fakulteti i Sigurisë në kuadër të UCM-së, Tërpe Stojanovski. Mysafir special në konventë është eksperti sllovak për migrime, Mirosllav Hovançik,…

