15 Tetor 2018 / 12:11
Dita Starova Qerimi – drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë flet rreth idesë së realizimit të ekspozitës “Unë jam shqiptar” duke thënë se ajo që e ka intriguer më shumë është interesi i lartë për këtë ëkspozitë në dy kryeqendrat shqiptare, Tiranë e Prishtinë si dhe duke dashur që figurat e larta kombëtare shqiptare të prezentohen edhe para publikut në Maqedoni.
Përndryshe ekspozita hapet sot me fillim në orën 19:00, tek Stacioni i Vogël.
Skender Asani – Drejtor I Institutit për Trashigimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni tregon rreth përmbajtjes së ekspozitës “Unë jam shqiptar” dhe rëndësinë e mërgatës shqiptare që luan rol kyç për identitetin kombëtarsi dhe për zhvillimin kulturor e historik ndër shekuj.


