10 Tetor 2018 / 12:45 Me 40 minuta vonesë fillon mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese. Prezent shumica e anëtarëve dhe deputetët e VMRO-së. Në sallë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Disa anëtarë përfshi edhe Liljana Poposkën nuk marrin pjesë, por zëvendësohen nga zëvendësit e tyre. Në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev. Komisioni debaton reth të vetmes pikë të rendit të ditës, ndryshimeve kushtetuese. Rendi i ditës u miratua me 9 vota pro dhe 7 kundër, të përmbajtur nuk kishte asnjë anëtarë. Propozim për nismë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Qeveria…
Author: almakos
10 Tetor 2018 / 12:25 Ushtarë të ARM-së kanë shtënë disa herë në ajër për të parandaluar emigrantët ilegal të hyjnë në territorin e Maqedonisë, informojnë nga Armata e Maqedonisë, duke theksuar se njëri nga emigrantët është arrestuar nga MPB dhe është dorëzuar në organet kompetente për procedurën e mëtutjeshme.Nga Armata gjithashtu thonë se gjatë patrullës së rregullt në rajonin e rrugës rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, në rajonin e fermës së shpendëve, nga ana e patrullës së ARM-së është hetuar lëvizje e një grupi të njerëzve të cilët në mënyrë ilegale e kanë kaluar pikën kufitare. “Duke i ndjekur…
10 Tetor 2018 / 12:04 Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski ka ripërsëritur pritjet e Qeverisë për arritjen e shumicës së dy të tretavetw voatve për ndryshimet kushtetuese, për çka sot Komisioni i Kuvendit për çështje të Kushtetutës duhet ta fillojë debatin për propozimin rreth nevojës për ndryshime kushtetuese, të parashtruar nga Qeveria. Ai paralajmëroi se fjalë hyrëse në Komisionin do të ketë kryeministri Zoran Zaev. “Vlerësojmë se ky vendim historik para të cilit gjenden deputetët në Parlamentin e Maqedonisë është me rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Vlerësojmë dhe…
Është pritur mirë projekti i ri nga Ledri Vula. “Nasty Girl” ishte bashkëpunimi i Eaz dhe Xen, të cilët ftuan Ledrin në këtë projekt. Kënga e bukur u pëlqye mjaft shumë nga publiku shqiptar. [embedded content] “Nasty Girl” u komentua shumë në rrjetet sociale si një përpjekje e Ledrit për sukses ndërkombëtar pasi reperët kryesisht janë prezent në tregun evropian. Projekti u pëlqye shumë me gjysmë milionë klikime në vetëm tri ditë të para. Ledri Vula ka gati edhe disa projekte për stinën e dimrit të cilat po pret t’i publikojë. Vera ishte mjaft e suksesshme për Ledrin me tri…
Modelja Afrona Dika është një prej femrave më të pëlqyera shqiptare. Bukuroshja gjithnjë është e angazhuar me projekte të ndryshme të modës. Ajo së fundmi Instagramin e ka shndërruar në një bloë, ku jep këshilla për femrat. Tash ajo ka postuar një foto ku duket tejet bukur në veshje zyrtare. Ajo ka disa këshilla për femrat se si të vishen në prezantime zyrtare. “Pantollona perfekte. Një bluzë të bardhë që një femër mund ta kombinojë në pafund forma. Një pallto neutrale që tërheq vëmendjen menjëherë. Dhe këpucë me taka të rrafshëta që e kompletojnë dukjen tuaj elegante. E gjitha kompletohet…
10 Tetor 2018 / 11:07 Njohja reciproke dhe shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes të dy Odave në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit, ishte qëllimi i takimit në mes të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Gjatë këtij takimi Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi shpalosi misionin dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit është duke ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë Gjithashtu Krasniqi theksoi se OAK ka identifikuar probleme të shumta të të bërit biznes, andaj u shpreh…
10 Tetor 2018 / 10:32 Burime të Alsat nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se para mbledhjes së Komisionit për çështje kushtetuese do të mblidhen për të diskutuar nëse në seancën e këtij komisioni do të marrin pjesë ose jo. Jo zyrtarisht pritet që deputetët opozitar të marrin pjesë në mbledhje dhe të hapin diskutim. Mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese ku do të votohet nevoja për ndryshime kushtetuese është caktuar për orën 12:00.
10 Tetor 2018 / 10:00 Në organizim të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit sot në Pikën për të pastrehë Momin Potok, do të shënohet Dita botërore e të pastrehëve. Edhe pse nuk ka shifër të konfirmuar, në Maqedoni dyshohet që të ketë më shumë se 500 të pastrehë, ndërsa nga Kryqi i Kuq thonë se numri i kësaj kategorie sa shkon e rritet. Qendra për strehim në Momin Potok dhe Çiçino Sello janë shpresa e vetme e të pastrehëve gjatë sezonit të dimrit. Gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni, si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën…
Një prej ish- të dashurave të Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico, ka dalë në mbrojtje të superyllit portugez duke thënë se nuk mund të besojë se ai ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një femre. Futbollisti i Juventusit është duke u akuzuar nga modelja Kathryn Mayorga se e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009. New footage has emerged of Cristiano Ronaldo dancing intimately with Kathryn Mayorga in a Las Vegas nightclub on the night she alleges he raped her. The former teacher says she was attacked by the footballer at a hotel back in 2009 –…
Policia e Las Vegasit citohet të ketë thënë se nuk janë humbur dëshmitë origjinale në hetimet ndaj Cristiano Ronaldos për rastin e përdhunimit të një femre në SHBA. Hetimet janë rihapur pasi modelja Kathryn Mayorga ka folur për revistën gjermane Der Spiegel duke thënë se superylli portugez e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në vitin 2009. There is a saying that says “Whatever happens in Vegas stays in Vegas” 9 years later Kathryn Mayorga failed to stick to that. After a good dance at Vegas night club she now claims CR7 forcefully indulge the forbidden fruit. pic.twitter.com/CnLkWhZA53 — Ntuthuko…
9 Tetor 2018 / 17:31 Akademikët vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese duhet të mbështeten nga deputetët në Kuvend dhe në këtë mënyrë të mos lihet hapësirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Krye i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Taki Fiti, vlerëson se zgjedhjet janë humbje ekonomike për Maqedoninë, duke shtuar se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE është e vetmja mënyrë për rritjen e stabilitetit, sigurisë dhe ekonomisë në vend. Nëse gjendet gjuhë e përbashkët, absolutisht që është më mirë të kalojë në Kuvend. Mendoj se kjo zgjidhje do e relaksonte shumë situatën në vend. Me këtë, ne…
9 Tetor 2018 / 16:56 VMRO-DPMNE-ja kërkon që Kuvendi dhe Qeveria të heqin dorë nga marrëveshja e Prespës dhe të respektohet zëri i 1.2 milion qytetarëve të cilët sipas tyre bojkotuan referendumin. Nga partia më e madhe theksojnë se grupi parlamentar është i vendosur dhe se nuk do të mbështes ndryshimet Kushtetuese. Opozita hedh poshtë akuzat për kërcënime ndaj deputetëve të saj, duke akuzuar në të njëjtën kohë pushtetin për kërcënime ndaj deputetëve opozitar. [embedded content] Nuk u arrit cenzusi në referendum. Përgjigja e qytetarëve ishte shumë e qartë se nuk pajtohem me ndryshimet kushtetuese që do të jenë pasojë…

