Këngëtarja e njohur amerikane, Taylor Swift, për herë të parë ndonjëherë, është prononcuar rreth bindjeve të saj politike. Ajo ka mbështetur publikisht dy demokratë përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Swift është zotuar të luftojë për të drejtat e komunitetit homoseksual, barazi gjinore, si dhe për t’i dhënë fund racizmit “të tmerrshëm, të sëmurë dhe mbizotërues” në Shtetet e Bashkuara. Taylor Swift (Foto: Kevin Winter/Getty Images for TAS/Guliver) Në të kaluarën kam qenë ngurruese për të shprehur publikisht mendimin tim politik, por për shkak të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën time dhe në botë përgjatë këtyre dy viteve të fundit,…
Author: almakos
9 Tetor 2018 / 10:14 Kryeministri i vendit, Zoan Zaev përmes profilit të tij të Facebook-ut, në lidhje me sigurimin e votave në Kuvend për votimin e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat parashihet implementim i marrëveshjes së Prespës, u bën thirrje deputetëve që t’i votojnë ato dhe se koha është tani! “Të gjithë deputetët kanë obligim historik para qytetarëve që ta sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së”, theksoi Zaev në profilin e tij të Facebook-ut.
9 Tetor 2018 / 10:00 Propozimet për ndryshimet Kushtetutës të Maqedonisë me drejtim për ndryshim dhe plotësim të saj që Qeveria e miratoi në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme tashmë arriti në Kuvend, konfirmoi dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për televizionin Telma. “Sapo më arriti njoftimi se materiali është marrë në Kuvend. Ende nuk e kam parë tekstin, por shpresoj se është i njëjtë me atë që është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë”, tha Xhaferi. Në kontekst të Kushtetutës dhe Rregullores, theksoi, janë përcaktuar kompetencat dhe institucionet kompetente të cilat mund të ngrejnë nismë…
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, ka qenë këtë javë i ftuar në emisionin “NIN”. Ai ka rrëfyer shumëçka rreth më të rejave të tij, ndërsa në fund është detyruar të bëjë një lojë mjaft të vështirë me prezantuesin, Alaudin Hamiti. Në rubrikën “Thuaje ose haje”, Butrinti është detyruar t’i përgjigjet tri pyetjeve, ose të hajë një kombinim aspak të këndshëm. Këngëtari i hitit “Alea”, i befasoi të gjithë ndërsa vendoi të përgjigjet në një prej pyetjeve më personale. Butrinti u pyet nga moderatori se si e kishte emrin vajza e parë të cilin ai e ka puthur,…
8 Tetor 2018 / 18:56 Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për inicimin e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në konstatimin e Qeverisë, theksi vendoset në 4 ndryshime thelbësore në nenet ku thuhet Republika e Maqedonisë shtohet “e Veriut”, ndryshimin e preambulës dhe përforcimin e vendimeve të KAÇKM-së apo ASNOMIT, përcaktimi i qartë i kufijve të Maqedonisë dhe angazhimi i shtetit për qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë. Nga organi ekzekutiv nuk bëjnë të ditur se sa nene konkretisht do të ndryshohen pasi që kjo do të vërtetohet gjatë procedurës së ndryshimeve kushtetuese. Qeveria nuk…
Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese. Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’. Ndryshime në preambulën e Kushtetutës Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime. Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm. Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë Nën nenin…
8 Tetor 2018 / 17:14 Qeveria po mban mbledhje urgjente për nisjen e procedurave për ndryshimet kushtetuese. Përmbajtja e amendamenteve nuk bëhet e ditur , megjithatë jozyrtarisht flitet për 4 amendamente të nenit 3, 49 dhe Preambulës. VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron ta komentojë nismën. Alsat-M
8 Tetor 2018 / 15:59 Prokurimi i Mercedesit luksoz për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloskës i kushtoi gjashtë vite burg. Gjykatësja Dobrila Kacarska e lexoi aktgjykimin për ish ministres së Brendshme për rastin “Tank” ku ish ndihmësministri i brendshëm, Gjoko Popovski dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski tashmë janë dënuar. Jankullovska nuk e dëgjoi vendimin personalisht, për shkak se ishte në tjetër gjykim, për përgjimin e paligjshëm dhjetëvjeçar. Është e pakontestueshme se ai që tashmë ka marrë vendim për kryerjen e veprës penale nuk mund të jetë i nxitur, mirëpo në rastin konkret nuk bëhet fjalë për atë se tashmë…
8 Tetor 2018 / 15:47 Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i bëri apel kuvendit që të respektojë vullnetin e popullit të shprehur në referendum dhe miratojë ndryshimet kushtetuese. Dimitrov tha se vendi nuk mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimeve pa zgjidhur përfundimisht çështjen e emrit. Dimitrov tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsion i fundit. Dalja në referendum ishte afër 37% edhe pse kemi Kod zgjedhor i cili parasheh cenzus, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë “po”. Ajo është shumica dhe ata duan që Maqedonia të ecë përpara. Vijojnë bisedimet në Kuvend. Ekziston një vendim historik.…
8 Tetor 2018 / 15:32 2021-shi është vit joreal për kur pushteti njofton se autostrada 56 km e gjatë, nga Ohri në Kërçovë, do të përfundojë plotësisht. Profesori i Universitetit Izet Zeqiri mendon se problemi i shtyerjes së ndërtimit është më shumë aspekt teknik dhe organizativ, sesa financiar sepse paratë tashmë janë siguruar. – theksoi Izet Zeqiri – profesor Për profesorin Marjan Petrevski, nuk është gjë e mirë që fokusi i qeverisë gjatë periudhës së kaluar ishte vetëm në çështjet politike dhe ekonomia gjatë gjithë kohës ishte në plan të dytë. Edhe ai ndan mendimin se është e vështirë të pritet…
8 Tetor 2018 / 15:11 Uji për pije në Tetovë dy ditët e fundit mban aromë dhe shijë të pazakontë, gjë që ka alarmuar banorët e disa lagjeve sidomos Bllokut 70 dhe Dardanisë. Banorët shprehen të shqetësuar nga përhapja e infeksioneve dhe kërkojnë nga Ndërmarrja Publike sqarime për cilësinë e ujit. “Është shumë shqetësuese, sidomos për fëmijët e vegjël nuk e dimë se çfarë baktere përmban uji – është problem kjo por nuk ka diçka tjetër në rregull këtu pa ka mbet uji.” “Normal se është shqetësuese, uji është faktor kryesor për njeriun për bimët e për krejt. Kompetentët kush…
Skiatori amerikan, Bode Miller dhe gruaja e tij, volejbollistja dhe modelja Morgan Beck, në muajin qershor e humbën vajzën 19-muajshe, e cila u mbyt në pishinë. Çifti tash ka bërë të ditur se janë bërë sërish prindër të një djali. Në një prononcim për revistën People, ata kanë njoftuar se fëmija u ka lindur të premten e shkuar. Lajmi i gëzuar u ka ardhur vetëm katër muaj pas tragjedisë së madhe familjare. Në muajin qershor Bode dhe Morgan ishin mysafirë te disa miq të tyre, ndërsa në një aksident, vajza e tyre 19-muajshe është mbytur në pishinë. Morgan, e cila…

