8 Tetor 2018 / 15:32
2021-shi është vit joreal për kur pushteti njofton se autostrada 56 km e gjatë, nga Ohri në Kërçovë, do të përfundojë plotësisht. Profesori i Universitetit Izet Zeqiri mendon se problemi i shtyerjes së ndërtimit është më shumë aspekt teknik dhe organizativ, sesa financiar sepse paratë tashmë janë siguruar. – theksoi Izet Zeqiri – profesor
Për profesorin Marjan Petrevski, nuk është gjë e mirë që fokusi i qeverisë gjatë periudhës së kaluar ishte vetëm në çështjet politike dhe ekonomia gjatë gjithë kohës ishte në plan të dytë. Edhe ai ndan mendimin se është e vështirë të pritet që i gjithë projekti të përfundojë për tre vite, por thekson se është shumë e rëndësishme të punohet në investimet kapitale.
…Tani varet se me çfarë problemesh është përballur Qeveria kur e ka paraparë se si është paramenduar ai proces. Nëse ky ishte afati fillestar me gjithçka që po ndodhte me vonesën, nuk është reale të pritet – u shpreh Marjan Petreski – profesor
Përndryshe, anekset e reja me të cilët do të përcaktohet sasia e parave shtesë që do të ndahen për projektin, sipas njoftimeve, së shpejti do të kalojnë në Parlament. Autostrada Kërçovë – Ohër filloi të ndërtohet në vitin 2014 dhe fillimisht u tha se duhej të përfundonte deri në shkurt të vitit 2019.


