7 Tetor 2018 / 16:28 Në gjysmën e parë të nëntorit të vitit 2018, do të shpallet një thirrje e re publike për përdorimin e fondeve nga programi IPARD 2. Javën e kaluar, u paguan 26 mijë eurot e para për bujqit që kanë aplikuar në shpalljen e parë të vitit të kaluar. Deri më tani, mbi 900 kontrata me vlerë prej 15.5 milionë euro janë nënshkruar nga IPARD 2. Drejtori Nikolçe Babovski, në intervistë për Alsat, thotë se po punojnë në ngritjen e kapaciteteve të këtij institucioni përmes të cilit fermerët në dispozicion kanë 80 milionë euro deri në…
Author: almakos
7 Tetor 2018 / 16:12 Numër i madh i pacientëve të prekur nga kanceri i gjirit, familjarë të viktimave nga kjo sëmundje si dhe qytetarë që japin mbështetje për to, vërshuan rrugët e kryeqytetit në shenjë solidarizimi dhe përkujtimi për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi këtë sëmundje malinje. Nga shoqata “Borka” e cila mbron pacientët e prekur nga kjo sëmundje kujtuan për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim në kohë të kësaj sëmundjeje. Maqedonia përballet me mungesën e terapive moderne që ndodhen në listën pozitive, ndërkaq pacientët ankohen se muaj të tërë presin për caktimin e kontrolleve preventive. Ministri i…
7 Tetor 2018 / 16:00 Rreth tre kilometra ecin për çdo ditë në këmbë fëmijët e lagjes së Rashtakut të Komunës së Butelit. Prindërit kërkojnë që sa më shpejt të zgjidhet ky problem, sepse kanë frikë për sigurinë e fëmijëve të tyre. Ata thonë se situata për këto fëmijë është edhe më e vështirë gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, pasi rruga shndërrohet në gjendje pothuajse të pakalueshme. [embedded content] “Vjeshtës ka shumë mbeturina. Po, kemi shumë frikë dimrit të kalojmë sepse ka shumë qen. Ka shumë baltë. Nuk dimë çka të bëjmë, nga të ecim.” “Shumë keq. Aty rrijnë…
7 Tetor 2018 / 15:47 Ky është objekti i çerdhes “Borëbardha” në Çair të Shkupit ku brenda ditës zhvillohen edhe tre ndërrime të mësimit për nxënësit e klasave të para. Këta të fundit ndonëse janë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” nuk mësojnë në objektin e saj për shkak se shkolla amë nuk ka hapsirë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për ta. Numri i filloristëve në objektin e çerdhes arrin thuajse në 40 në secilën prej gjashtë paraleleve kurse edhe numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhe është shumë më i lartë nga kapacitet e saj. Zgjidhja e këtij problemi…
7 Tetor 2018 / 15:22 Niveli i papunësisë po zvogëlohet, por një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve janë pa punë. Të dhënat që i publikoi Banka Botërore tregojnë se është duke shënuar rënie edhe numri i popullatës aktive. Ata që janë të aftë për punë nuk duan të punojnë dhe nuk kërkojnë punë. Migrimi, para së gjithash i të rinjve, shënon rritje. Shifrat për tregun maqedonas të punës janë alarmante. Biznesmenët tashmë e porositën Qeverinë se duhet të pushojë me tërheqjen e investitorëve të huaj meqë nuk ka punëtor. Nga Banka Botërore, nga ana tjetër, alarmojnë…
Gjiganti anglez Arsenal do ta zhvilloj në udhëtim te Fulhami ndeshjen e javës së tetë në Ligën Premier. Topçinjtë vinë në këtë takim pas pesë fitoreve radhazi në kampionat. Përveç fitoreve në kampionat, Arsenal ka marrë edhe tri të tjera dy në Ligën e Evropës dhe një në Kupën e Anglisë. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për yllin nga Kosova, Granit Xhaka. (Photo by Alex Livesey/Getty Images/Guliver) 26-vjeçari do ta bartë shiritin e kapitenit në ndeshjen me Fulhamin nga minuta e parë. Kjo është hera e parë që Xhaka do ta bartë shiritin e kapitenit nga fillimi i…
7 Tetor 2018 / 12:35 Më 28 dhe 29 tetor në Maqedoni do të fillojë llogaritja dimërore e kohës, në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas, ndërsa në pajtueshmëri të vendimit të marrë në Evropë që të pezullohet ndryshimi i kohës, në Maqedoni ndiqet procesi i miratimit të propozim-direktivës dhe pason harmonizim i legjislacionit kombëtar të RM-së dhe përcaktim të mënyrës së transpozimit të direktivës së BE-së. Propozimi i Byrosë për metrologji, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, do të dorëzohet deri te Qeveria për vendimmarrje. Ndërsa Komisioni Evropian para pak kohësh e…
Njëra nga skuadrat më në formë në Angli, padyshim që është Arsenali. Topçinjtë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në Ligën Premier, janë rikthyer dhe kanë marrë pesë fitore të një pas njëshme. Në javën e tetë të Ligës Premier, Arsenali do ta zhvilloj derbin londinez ku do të luaj në udhëtim tek Fulhami. Bardh e kuqtë synojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa Fulham për synim ka të marrë pikë dhe ta befasojë rivalin lokal. ? Craven Cottage Early start for us in London today – but what about where you are? ? I’m following #FULARS from: _____…
Khabib Nurmagomedov nuk do të arrestohet nga policia amerikane. Rusi pasi triumfoi brenda oktagonit ndaj Conor McGregorit, u gjuajt në turmë duke sulmuar edhe ekipin e irlandezit. Në anën tjetër ekipi i Khabibit u fut në oktagon për ta sulmuar Conorin. Nga policia amerikane kishte të arrestuar nga të dyja palët por në fund aktorët kryesorë janë liruar. Conor McGregor i shoqëruar nga sigurimi, policia dhe skuadra e tij pas përfundimit të duelit me Khabib Nurmagomedov në T-Mobile Arena në Las Vegas, Nevada (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver) Por Conor nuk ka pranuar të ngre padi në polici, pasi ka preferuar…
7 Tetor 2018 / 9:51 Aktualisht në këto orë të mëngjesit, në kryeqendër është duke u zhvilluar një maratonë. Në këtë maratonë krahas maratonistëve të cilët po vrapojnë dëgjohen edhe daulle, zhurma e të cilave ka zgjuar nga gjumi banorët e kryeqendrës të cilët ditën e sotme e e shfrytëzojnë si ditë pushimi. Në redaksinë tonë kanë arritur edhe filmimet e para. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni pamjet…!
7 Tetor 2018 / 9:27 Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale, ndërsa në orët evparaditës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri 13 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 24 gradë Celsius. Edhe në disa rajone të Shkupit do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Kurse kryesisht Shkupi parashikohet të ketë mot me diell dhe me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 7 gradë Celsius,…
Përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për titullin e peshave të lehta në UFC përfundoi me kaos në T-Mobile Arena në Las Vegas. Pak sekonda pasi Conor e dorëzoi luftën dhe Khabib u shpall fitues, rusi kaloi mburojat e oktogonit dhe kërceu në turmë për t’u përleshur me skuadrën e irlandezit. Lexo po ashtu: McGregor pas gjithë kësaj qëndroi në kafaz, por këtu u sulmua nga njerëz të skuadrës së Khabib. Në një moment që është publikuar së fundmi shikohet Conor duke u grushtuar nga një pjesëtar i skuadrës së Khabib i veshur zi dhe pastaj nga turma futet…

