7 Tetor 2018 / 12:35
Më 28 dhe 29 tetor në Maqedoni do të fillojë llogaritja dimërore e kohës, në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas, ndërsa në pajtueshmëri të vendimit të marrë në Evropë që të pezullohet ndryshimi i kohës, në Maqedoni ndiqet procesi i miratimit të propozim-direktivës dhe pason harmonizim i legjislacionit kombëtar të RM-së dhe përcaktim të mënyrës së transpozimit të direktivës së BE-së. Propozimi i Byrosë për metrologji, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, do të dorëzohet deri te Qeveria për vendimmarrje.
Ndërsa Komisioni Evropian para pak kohësh e miratoi vendimin për ndryshim të akrepave të orës sipas të cilës zhvendosja e fundit e akrepave do të ndodhë në tetor të 2019-ës. Sipas propozimit çdo anëtare e BE-së deri në prill të vitit 2019 duhet të vendosë se nëse do të mbetet në llogaritje dimërore ose verore të kohës. Llogaritja e fundit e obligueshme e kohës të llogaritjes verore do të jetë më 31 mars të vitit 2019, ndërsa anëtaret të cilat dëshirojnë t’i kthehen llogaritjes dimërore të kohës do të mundet që këtë ta bëjnë edhe njëherë më 27 tetor të vitit 2019. Sipas KE-së ndryshimi i llogaritjes së kohës ka pasoja negative në shëndetin e njeriut. Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Në Maqedoni llogaritja dimërore dhe verore e kohës është vendosur në vitin 1996.