Skiatori amerikan, Bode Miller dhe gruaja e tij, volejbollistja dhe modelja Morgan Beck, në muajin qershor e humbën vajzën 19-muajshe, e cila u mbyt në pishinë.
Çifti tash ka bërë të ditur se janë bërë sërish prindër të një djali. Në një prononcim për revistën People, ata kanë njoftuar se fëmija u ka lindur të premten e shkuar.
Lajmi i gëzuar u ka ardhur vetëm katër muaj pas tragjedisë së madhe familjare.
Në muajin qershor Bode dhe Morgan ishin mysafirë te disa miq të tyre, ndërsa në një aksident, vajza e tyre 19-muajshe është mbytur në pishinë.
Morgan, e cila asokohe ishte shtatzënë, ishte hedhur në pishinë dhe e kishte nxjerrë vajzën nga uji, mirëpo ishte shumë vonë.
Çifti ka edhe një djalë trevjeçar, ndërsa që nga vdekja e vajzës janë angazhuar që të ngrenë vetëdijen e njerëzve në lidhje me sigurinë në ujë.
Bode Miller ka edhe dy fëmijë të tjerë nga dy lidhje të ndryshme. /Telegrafi/


