8 Tetor 2018 / 15:47
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i bëri apel kuvendit që të respektojë vullnetin e popullit të shprehur në referendum dhe miratojë ndryshimet kushtetuese. Dimitrov tha se vendi nuk mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimeve pa zgjidhur përfundimisht çështjen e emrit. Dimitrov tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsion i fundit.
Dalja në referendum ishte afër 37% edhe pse kemi Kod zgjedhor i cili parasheh cenzus, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë “po”. Ajo është shumica dhe ata duan që Maqedonia të ecë përpara. Vijojnë bisedimet në Kuvend. Ekziston një vendim historik. Realiteti ynë është se ne nuk mund ta anashkalojmë mosmarrëveshjen rreth emrit në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Parlamenti duhet të vendosë nëse do të ndjekë vullnetin e popullit. Ky është çelësi. Nëse duam përpara, duhet ta shfrytëzojmë këtë çelës’ – Nikolla Dimitrov-Ministër i Punëve të Jashtme.
Këto komente shefi i diplomacisë Dimitrov i bëri gjatë një debati mbi problemet bilaterale të shteteve të Ballkanit. Publicisti nga Kosova Veton Surroi, tha se nëse Maqedonia zbaton Marrëveshjen për emrin do të dëshmojë që do integrimin në BE dhe do të shërbejë si shembull pozitiv në gjithë rajonin.
Kjo do të tregojë se kompromiset për mosmarrëveshjet e vështira siç janë çështjet e identitetit janë të mundshme dhe se në shoqëritë e fragmentuara është e mundur për të arritur energji kritike për të ecur përpara shoqëria. Nëse Maqedonia dhe Greqia vijnë deri te zbatimi i Marrëveshjes, ata do të japin një mesazh jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE-në se ka pjesë në Evropë që besojnë fuqishëm në BE – u shpreh Veton Surroi-Publicist
Nga ana tjetër idenë mbi korrigjimin e kufijve të promovuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pjesëmarrësit në debat e cilësuan si të rrezikshme pasi siç thanë mund të nxisë konflikte të reja në Ballkan.