9 Tetor 2018 / 17:31
Akademikët vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese duhet të mbështeten nga deputetët në Kuvend dhe në këtë mënyrë të mos lihet hapësirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Krye i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Taki Fiti, vlerëson se zgjedhjet janë humbje ekonomike për Maqedoninë, duke shtuar se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE është e vetmja mënyrë për rritjen e stabilitetit, sigurisë dhe ekonomisë në vend.
Nëse gjendet gjuhë e përbashkët, absolutisht që është më mirë të kalojë në Kuvend. Mendoj se kjo zgjidhje do e relaksonte shumë situatën në vend. Me këtë, ne kthehemi kah proceset euro-integruese që janë çështje kruciale për Maqedoninë. Nëse kjo ndodh dhe hapen bisedimet, ne atëherë do të kemi bisedime për kapitullin më të rëndë që ka të bëjë me sundimin e së drejtës por për fat të keq mentaliteti ballkanik është i tillë, sepse ne nuk jemi të mësuar që të punojmë pa pasur presion nga dikush” tha Taki Fiti , kryetar i ASHAM-së.
Ish kryetari i Akademisë Vllado Kambovski theksoi se 4 amendamentet e propozuara nga Qeveria për ndryshime kushtetuese janë në përputhshmëri me atë që shkruhet në Marrëveshjen me Greqinë dhe me të drejtat themelor të njeriut. Kambovski bëri thirrje që deputetët të marrin vendime personale në të mirë të ardhmërisë dhe të mos ndikohen nga partitë.
Zgjidhjet që janë ofruar janë në pajtim me të standardet universale për të drejtat e njeriut, ashtu që për këto çështje, pra për identitetin nacional, unë mbaj qëndrim që këto shqetësime më janë kaluar nga vetë Marrëveshja me Republikën e Greqisë. Unë pres që në Parlament tani deputetët do të veprojnë, jo nën urdhër të shefave të partisë, jo qëndrimin e partisë me të cilën e kanë marrë mandatin, por në bazë të bindjeve të tyre, diturisë së tyre, parashikimeve të tyre, prognozat e tyre, interesin e shoqërisë dhe në interes të hapave të ardhshëm”- theksoi Vllado Kambovski , ish kryetar i ASHAM-së.
Këto vlerësime u thanë gjatë shënimit të 51 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Besian Leka


