9 Tetor 2018 / 16:56
VMRO-DPMNE-ja kërkon që Kuvendi dhe Qeveria të heqin dorë nga marrëveshja e Prespës dhe të respektohet zëri i 1.2 milion qytetarëve të cilët sipas tyre bojkotuan referendumin. Nga partia më e madhe theksojnë se grupi parlamentar është i vendosur dhe se nuk do të mbështes ndryshimet Kushtetuese. Opozita hedh poshtë akuzat për kërcënime ndaj deputetëve të saj, duke akuzuar në të njëjtën kohë pushtetin për kërcënime ndaj deputetëve opozitar.
Nuk u arrit cenzusi në referendum. Përgjigja e qytetarëve ishte shumë e qartë se nuk pajtohem me ndryshimet kushtetuese që do të jenë pasojë e marrëveshjes kapitulluese. Qytetarët deri tek çdo deputet dërguan porosi dhe presin nga secili prej tyre që t’i respektohet zëri. Të gjithë deputetët, pavarësisht nga janë pushteti ose opozita. Vendimin e tyre presin që ta respektoj edhe Kuvendi që e ka shpallur referendumin por edhe Qeveria e cila duhet ta pranojë se marrëveshja kapitulluese nuk kalon”- u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.


