15 Tetor 2018 / 15:28
Në një situatë të paqëndrueshme politike asnjë kompani nuk do të vendosë të investojë, e nëse shpallen zgjedhje të parakohshme më së shumti do të pësojë biznesi, alarmojnë punëtorët e tekstilit. Kryetari i Shoqatës së industrisë së tekstilit, Angell Dimitrov porositi politikanët që të mendojnë për shtetin dhe të mos lejojnë që kriza politike të shndërrohet në krizë të sigurisë meqë kjo do të ishte shkatërruese për ndërmarrjet nga industria e tekstilit, por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.
Të gjithë e presin nëntorin, nëse fillojnë zgjedhje të reja, tërë energjia do të kalojë në këto zgjedhje, do të merremi me politikën, ndërsa do të pësojë biznesi, por nga ky biznes presim t’i plotësojmë fondet dhe ta plotësojmë buxhetin dhe t’i rrisim ndihmat sociale, kështu që nëse bie biznesi, do të bie gjithë ekonomia dhe gjithë shteti.“ – theksoi Angell Dimitrov, Shoqata e industrisë së tekstilit
Dimitrovi alarmon edhe për një problem tjetër. Nuk ka kuadër të mjaftueshëm të kualifikuar në industrinë e tekstilit dhe lëkurës. Paralajmëroi se për dhjetë vite numri i punëtorëve të tekstilit është ulur për më shumë se 5000 të punësuar, ndërsa pritet që ky trend i rënies të vazhdojë edhe në të ardhmen. Megjithatë, shprehet se kompanitë tona të tekstilit fatmirësisht ende janë atraktive në tregjet e huaja, ndërsa eksporti për tetë muajt e parë të këtij vitit është rritur për 14,8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Aleksandra Spesevska