16 Tetor 2018 / 14:59
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pranon se Klinika për fëmijë ballafaqohet me probleme të ndryshme dhe mungesë të kuadrit, duke paralajmëruar se do të bëhen punësime të reja të motrave medicinale. Këto komente ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe i bërë gjatë një vizite në Klinikën e fëmijëve ku zhvilloi takime me udhëheqësinë dhe drejtuesit e reparteve të kësaj klinike.
Planifikojmë të bëjmë pranime të reja edhe përkundër numrit të madh të motrave medicionale që veçmë janë të pranuara në këtë Klinikë, poashtu do të investojmë në edukimin dhe trajnimin e tyre. Në fund është edhe dhoma ku do të vendosen prindërit, fëmijët e të cilëve janë të shtrirë për trajtim në Klinikë, pra vijnë nga jashtë dhe nuk kanë se ku do të vendosen. Bëhet fjalë për prindër që fëmijët e tyre vuajnë nga sëmundje të rënda malinje – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Alsat


