16 Tetor 2018 / 13:02
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se deklarata e tij e një ditë më parë nuk duhet kuptuar si përpjekje për të ndërhyrë në punën e gjyqësorit, por si nevojë për falje dhe pajtim për të çuar para proceset eurointeguese të vendit.
“Nuk më ka shkuar ndërmend të ndikoj në punën e institucioneve, kur kam thënë se duhet të pajtohemi mes veti, por për pajtim dhe falje kemi nevojë në mënyrë që të mund të vazhdojnë të jetojnë së bashku “, ka deklaruar kryeministrin Zoran Zaev në vazhdimin e debatit parlamentar për ndryshimet kushtetuese.
Deputeti i VMRO-së tha Krsto Jovanovski tha se kjo çështje nuk duhet t’ia lihet deputetëve, por se Zaev dhe Mickovski duhet të ulen dhe vetë të bisedojmë për hapat e mëtejmë. Duke i ‘u përgjigjur deputetit të VMRO, Zaev tha se gjithmonë ka qenë i gatshëm për dialog, ashtu siç po zhvillohet edhe tani në Kuvend. Kreu i qeverisë tha se Maqedonia duhet të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
Kryeministri Zaev pas referendumit kishte refuzuar takimin me liderin e opozitës, Mickovski lidhur me hapat e mëtejmë, para se gjithash për nisjen e debatin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese,


