16 Tetor 2018 / 12:05
Në sallën e Kuvendit debati sot duket më i zbehtë nga dje. Deputetet opozitar janë fokusuar në Marrëveshjen e Prespës dhe referendumit ndërsa shumica në nevojën për t’i mbështetur. Mbi 45 deputet janë në liste që presin për të marrë fjalën.
Deputetët e shumicës parlamentare të cilët mbështesin ndryshimet kushtetuese në fjalimet e tyre mes tjerash theksuan se pa zgjidhjen e kontestit me Republikën e Greqisë, Maqedonia vetëm mund të ëndërroj anëtarësimin në BE dhe NATO.
“Rruga e vetme për Maqedoninë është anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo rrugë edhe përkundër që ka pengesat e saj, është alternativë e vetme për një jetë më të mirë për ne dhe gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Snezhana Aneska, LSDM.
Fjalimi i Aneskës nxiti reagimin e deputetit Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, sipas të cilit sovraniteti i shtetit buron nga qytetarët dhe për këtë duhet të vendosin qytetarët.
“Qytetarët e RM-së në zgjedhje nuk kanë votuar asnjë deputet i cili ka premtuar se do të ndryshojë emrin e shtetit”, tha Dimovski.


