17 Tetor 2018 / 16:56
Në bashkëpunim me Klinikën e Gjinekologjisë, kompania “Violeta” prezantoi projektin “Krijojmë së bashku”, nëpërmjet cilit kompania ka investuar në Klinikë në vlerë prej 25 mijë euro. Në kuadër të investimeve janë përfshirë sigurimi i shtretërve dhe mjeteve tjera të nevojshme për nënat dhe foshnjat. Projekti është përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ambasada e Bosnje Hercegovinës. Nga Kompania Violeta paralajmëruan se projekte të ngjashme do të realizojnë edhe në Ohër dhe Strugë.
Atë që e kemi bërë në maternitet është se kemi rregulluar 24 dhoma për qëndrimin e nënave dhe foshnjave, kemi siguruar 60 krevate për foshnja, mbulesa për të gjithë krevatet, të mëdhenj dhe të vegjël, po ashtu kemi siguruar krevate për gratë para lindjes, veshje për foshnjat dhe vlera e donacionit është 25 mijë euro- deklaroi Dijana Mariç- Kompania Violeta.
Një falënderim i madh deri tek ambasadorja e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kompania Violeta që na mundësuan të punojmë në kushte më të mira konkretisht ti pranojmë pacientet tona dhe foshnjat e tyre në kushte shumë më të mira, të përafërta me standardet botërore. Prandaj është zvogëluar edhe numri i vdekjeve tek foshnjat- tha Viktorija Jovanovska- Drejtoresha e Klinikës gjinekologjike.
Alsat


