19 Tetor 2018 / 9:58 Shpresoj se do të jetë gjithçka në rregull me Marrëveshjen e Prespës, sepse në të kundërtën ata të cilët besojnë në zgjidhje të lehta do të shohin se sa më të vështira mund të bëhen gjërat, tha mbrëmë vonë ish-ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, pas përfundimit të takimit të sekretariatit politik të lëvizjes së tij të ideve dhe aktiviteteve Prato. “Arritëm marrëveshje me ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë dhe unë u bëra ish-ministër”, tha me shaka Koxias, mu para fillimit të takimit, duke e komentuar dorëheqjen e tij. Megjithatë, pas përfundimit, ai para…
Author: almakos
19 Tetor 2018 / 9:33 Kuvendi i Maqedonisë të premten pritet të vazhdojë debatin për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Pas tërheqjes së deputetëve të VMRO DPMNE-së nga lista për fjalim, shumica parlamentare ka paralajmëruar edhe aktin e votimit, por mbetet dilema nëse janë siguruar ose jo dy të tretat e votave apo 80 nga 120 deputetët sa numëron Kuvendi i Maqedonisë. Votimi, siç bëhet jozyrtarisht e ditur mund të shtyhet për ndonjë ditë tjetër nëse shumica parlamentare nuk është e bindur se i ka siguruar votat e nevojshme. Nga LSDM-ja dhe BDI-ja,…
18 Tetor 2018 / 21:34 Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani në një media nga rajoni sapo ka deklaruar se negociatat për sigurimin e 80 votave do të vazhdojnë gjatë natës dhe deri në paraditen e nesërme. Osmani ka shtuar se pas 17 qershorit dhe 30 shtatorit, nesër është dita dita ku do të dihet nëse vendi shkon në zgjedhje ose hapen ndryshimet kushtetuese.
18 Tetor 2018 / 19:35 SHBA-të dhe vendet e BE-së po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton agjencia TASS. – Pas dështimit të referendumit më 30 shtator, e organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Washingtoni dhe vendet e BE-së tani kanë për qëllim të nxitin ndryshimet me forcë në parlamentin maqedonas, thotë MPJ-ja ruse. Sipas Moskës, kjo është një çështje e ndërhyrjes së pamëshirshme të Shteteve të Bashkuara dhe BE në punët e brendshme të Shkupit. – Për momentin po ndodh ndërhyrja më e keqe…
18 Tetor 2018 / 18:32 Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer, më 22 tetor do të vizitojë Maqedoni për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe në mbështetje të reformave tashme të ndërmarra nga Maqedonia. Ai do të takohet me faktorët politikë në pushtet por edhe nga opozita, përfshirë Kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Dimitrov.
18 Tetor 2018 / 16:02 Rreth 90 biseda të përgjuara u dëgjuan sot në sallën e gjyqit gjatë seancës për Titanikun, lëndë për parregullsitë zgjedhore në vitin 2013. Në një nga bisedat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankulovska flasin për ardhjen e dy aeroplanëve me votues shqiptarë në Ohër dhe përgatisin strategji se si t’i pengojnë ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ata kanë menduar që t’i nxjerrin ngadalë udhëtarët apo t’i mbajnë më gjatë në pistë. Pas kësaj, Janakievski bisedon me një punonjës të kompanisë TAV, i cili i thotë ish-ministrit se është më mirë që “kontrolli…
18 Tetor 2018 / 14:55 Unioni I infermiereve të Maqedonisë me kërkesë drejtë Ministrisë së Shëndetësisë. Ato kërkojnë që mbi 40 infermieret e mbetura pa punë nga ambulancat me koncesion të cilat janë mbyllur për shumë arsye, të kthehen përsëri në punë nëpër Shtëpi të Shëndetit Publik. Unë jo rastësisht pyes a ka në Maqedoni ndonjë profesion tjetër që për çdo ditë njerëzit mbesin pa punë, sic janë infermieret tona nga koncensionerët. Nuk ka ditë që nga çdo qytet nuk lajmërohen për të treguar se kanë mbetur pa punë. Shumica prej tyre kur marrin informacion se do të mbyllen ordinanca,…
18 Tetor 2018 / 14:15 Sipas hulumtimeve të Organizatës Ndërkombëtare për migrim numri i viktimave të tregtisë me njerëz në nivel global është në rritje e sipër. Viktima të tregtisë me njerëz janë zakonisht femra dhe fëmijë. Mosha mesatare e viktimave është rreth 30 vjet tek të rriturit ndërsa 11 tek fëmijët, ndërsa forma më të theksuara të tregtisë janë shfrytëzimi seksual dhe martesat e hershme. Nga Organizata Ndërkombëtare për migrim thonë se janë shtuar mekanizmat mbrojtës dhe parandalues dhe janë optimist për ulje të shifrave në të ardhmen. Tregtia me njerëz është krim shumë përfitues. Vetëm tregtarët e armëve…
18 Tetor 2018 / 14:02 Dorëheqja e papritur e ish Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias shkaktoi reagime të shumta. Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos hodhi poshtë interpretimet se Kocias nuk ishte në linjë me politikën e Qeverisë, duke kërkuar që vetë Kocias të sqarojë pse doli nga ekzekutivi. Canakopulos shtoi se tashmë kanë marr fund mos-marrëveshjet brenda Qeverisë dhe se i mbetet që me unitet, seriozitet dhe plan politik të përballet me sfidat e ardhshme, për të mirën e popullit grek. Kemi përcaktim të qartë politik si Qeveri dhe synim të qartë politik që Marrëveshja e Prespës të…
18 Tetor 2018 / 13:19 Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin nuk do t’i japë dritën jeshile deputetit të VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski për të dalë nga arresti shtëpiak edhe pas garancionit me shumë lartë të parave. Jo zyrtarisht, prokuroria do të japë mendim negativ. Megjithatë, fjala kyçe për atë nëse Mukoski do të mbetet ose jo në arrest shtëpiak do ta japë Këshilli Penal në Njësinë e Shkupit. Më parë arresti shtëpiak iu ishte hequr edhe kolegëve të tij,të cilët janë gjithashtu të akuzuar për 27 prilln, Sasho Vasilevskit dhe Ljuben Arnaudovit. Të tre, së bashku me deputetin Johan…
18 Tetor 2018 / 13:07 Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak kohe në shtegun malor “ Strazhë”. Një kamion i mbushur me dele ka rrëshqitur dhe ështe përmbysur. Përgjatë rrugës afër 200 metra mund të shihen dele të ngordhura që pësuan gjatë aksidentit. Komunikacioni po zhvillohet vetëm në njërën anë të rrugës, ndërsa në vend ngjarje pritet të arrijë edhe policia, që të kryejë hetimet. Po kërkohet për një veteriner që të vijë dhe ti ndihmojë delet. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti I shkaktuar, përpos disa deleve të ngordhura.
18 Tetor 2018 / 12:34 Rreth 3000 mijë policë mund të shkojnë në grevë nëse kërkesat e tyre për rritje të pagave dhe kushte më të mira nuk plotësohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kështu thotë organi i Sindikatës së Pavarur të Policisë, si përfaqësues i pakënaqësive të pjesëtarëve të polcisë, sipas të cilëve i kënaqur me gjendjen është vetëm Ministri Spasovski e jo edhe punonjësit e këtij dikasteri. ”Ministria e ka rritë pagën e punonjësve të policisë në vlerë prej 1.5 kilogram mishi. Nëse mendoni se kështu shkohet në Evropë, me rritje të tilla pagash, atëherë BRAVO. Gjithashtu duam…

