18 Tetor 2018 / 12:34
Rreth 3000 mijë policë mund të shkojnë në grevë nëse kërkesat e tyre për rritje të pagave dhe kushte më të mira nuk plotësohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kështu thotë organi i Sindikatës së Pavarur të Policisë, si përfaqësues i pakënaqësive të pjesëtarëve të polcisë, sipas të cilëve i kënaqur me gjendjen është vetëm Ministri Spasovski e jo edhe punonjësit e këtij dikasteri.
”Ministria e ka rritë pagën e punonjësve të policisë në vlerë prej 1.5 kilogram mishi. Nëse mendoni se kështu shkohet në Evropë, me rritje të tilla pagash, atëherë BRAVO. Gjithashtu duam të ju njoftojmë se ajo parolla Policia e kënaqur – Qytetarët e sigurt, policët kanë filluar që ta ndryshojnë në Ministër i kënaqur – polici e pakënaqur. Faktikisht nuk kanë të ndalur reagimet e pjesëtarëve të policisë për demantin e Ministrisë se ka shpërndarë uniforma. Po e pyesim ministrin, në emër të policit të thjeshtë, se çfarë na duhet kaishi kur nuk kemi pantallona. Drejtësia është në anën tonë i nderuari Ministër. Legjitimitetin na e japin rreth 3000 anëtarë që secilën ditë trokisin në derën tonë me të vetëm krëkresë Grevë deri në plotësimin e gjitha të drejtave tona” thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
Besian Leka