18 Tetor 2018 / 13:07
Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak kohe në shtegun malor “ Strazhë”. Një kamion i mbushur me dele ka rrëshqitur dhe ështe përmbysur. Përgjatë rrugës afër 200 metra mund të shihen dele të ngordhura që pësuan gjatë aksidentit.
Komunikacioni po zhvillohet vetëm në njërën anë të rrugës, ndërsa në vend ngjarje pritet të arrijë edhe policia, që të kryejë hetimet. Po kërkohet për një veteriner që të vijë dhe ti ndihmojë delet.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti I shkaktuar, përpos disa deleve të ngordhura.


