19 Tetor 2018 / 15:46
Sektori për punë të brendshme I Tetovës, sot në Tetovë ka startuar me realizimin e projektit prevenues edukativ me temë “Shkolla të sigurta për bashkëjetesë dhe tolerancë”, bartës i të cilit është sektori për prevencion në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës dhe Gostivarit.
Me projektin në fjalë, që do realizohet dy muaj, në tërësi do të përfshihen rreth 3000 nxënës të viteve të para të shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit. Në debat do bisedohet kryesisht për tolerancën ndëretnike dhe për rëndësinë e saj, jo vetëm në shkolla por edhe kudo qoftë ku e takojnë të njëjtën, në sport, shoqërim tjera.
Nxënësve, po ashtu do iu prezantohen edhe implikimet zakonore, nëse të njëjtët iniciojnë apo marrin pjesë në prishje të qetësisë dhe rendit publik brenda dhe jashtë objekteve shkollore.
Bashkim Sulejmani


