19 Tetor 2018 / 10:18
Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012.
Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar u krye ekspertizë publike në automjetin “opel omega”, që është pjesë e materialit dëshmues për rastin në fjalë.
Në ekspertizë morën pjesë gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, prokurorët e PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, si dhe avokatët e mbrojtjes dhe të të dëmtuarve dhe mediat.


