Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Në tubim janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga diaspora, të cilët kanë posaçërisht në mbështetje të revoltës që vijon prej ditësh.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime.
Pas fjalimeve, kanë nisur edhe marshimin rrethgodinës së kryeministrisë. Shumë emigrantë nga diaspora kanë shprehur idenë që të rrinë në qëndresë gjithë natën.
Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.


