23 Tetor 2018 / 13:36
Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nëpër mjet një postimi në rrjetin social facebook ka uruar qytetarët e Maqedonisë për shënimin e 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë. Mickoski në mesazhin e tij e identifikon partinë e tij me themeluesit e luftës revulucionare dhe thekson se VMRO pas çdo sfide del më e fuqishme.
Pas çdo sfide, tundimi, VMRO-DPMNE, pasues i idealeve dhe parimeve të VMRO-së historike del më e fuqishme, më e guximshme dhe më e vendosur. VMRO-ja ekziston për Maqedoninë dhe për popullin, i cili ka ngritur kokën sa herë kur ka qenë vështirë dhe kur errësira ka kapluar vendin. Dhe gjithmonë fillimi i ri nënkupton shpresë të re, shkëndijë të re. Maqedonas, qytetarë të Republikës së Maqedonisë le të jetë përgjithmonë 23 tetori, Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonasë “- është shprehur Mickoski në mesazhin e tij të urimit.
Kurse në një postim tjetër Mickoski ka komentuar edhe vendimet e mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Qendror të partisë, duke thënë se është mbajtur mbledhje historike dhe se VMRO-DPMNE-ja ka mekanizëm të fortë për të pastruar partinë.
VMRO-DPMNE-ja mbrëmë ka mbajtur seancë historike të Komitetit Qendror. VMRO-DPMNE-ja çdo herë ka mekanizëm të fuqishëm, të ndërtuar në kuadër të partisë, që çdo herë ka arritur ta pastrojë partinë. Ta largojë atë që është e keqe nga partia dhe në mënyrë të qartë ta zgjedh të mirën. Sërish të kthehet në idealet dhe rrënjët e VMRO-së dhe të shikojë në sy popullin e saj, popullin maqedonas”, shkruan Mickoski.
Alsat-M


