24 Tetor 2018 / 10:15
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen vazhdimet e tri seancave 60, 50 dhe 45. Në rend dite të vazhdimit të seancës së 60-të është Propozim vendimi për themelimin e komisionit anketues për shqyrtim të procesit të përgjithshëm të deklarimit në referendum më 30 shtator të vitit 2018, si dhe propozimi shtesë i ligjit për heqjen e interesit për pagesën e borxheve të cilat dalin nga shërbimet e kryesve të veprimtarive komunale, telefoni, operator celular dhe kabllovik, taksa radiodifuzive, ruajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitje dhe kullim të tokës ndërtimore, në lexim të dytë.


