26 Tetor 2018 / 13:39 Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas marrjes së lëndës nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave ndaj të cilëve ka dyshime se kanë kryer vepër penale , keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të dyshuarit gjatë periudhës 2009-2012 gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike duke mos kryer detyrën e tyre zyrtare kanë mundësuar që realizuesi i projektit për ndërtimin e Urës së Syrit të përfitoj në mënyrë të paligjshme 26.653.420, 00 denarë.
Author: almakos
26 Tetor 2018 / 13:13 Një pjesë e projekt amendamenteve kushtetuese sot do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa procedura do të fillojë të realizohet nga e hëna e tutje, paralajmëroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. Ai sqaroi se nevojitet nga tre ditë për një amendament në komision kuvendor dhe më vonë edhe në seancë plenare. “Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente dhe të gjitha së bashku ta rrumbullakojmë procesin që na çon drejt…
26 Tetor 2018 / 12:51 Ekspertja e Biologjisë Pavlinka Stefanova zbuloi se gjatë marrjes së gjurmëve në makinën Opel Omega, janë gjetur edhe gjurmë qeni. E pyetur nga avokatja e të dëmtuarve dhe akuzuarve përse nuk e ka shkruar këtë element në raport, ajo tha se nuk ka pasur logjike të ketë lidhje me rastin, pasi bëhet fjalë për kafshë, prandaj e kanë mënjanuar. Por, pyetjet u bënë në tentativë për të zbuluar se kush e ka vozitur këtë makinë, pasi njëri prej dëshmitarëve të vjetër, një i burgosur, pati thënë se Opel Omega e ka shfrytëzuar policia e njësitit…
26 Tetor 2018 / 12:08 Ish kryeministri Nikolla Gruevski mori një akt udhëzimi që të paraqitet në burgun e Shutkës. Sipas aktit, Gruevski duhet më së voni deri më 8 nëntor të paraqitet në burg, ku do të duhet ta vuaj dënimin për blerjen e Mercedesit luksoz. Akti udhëzues i është dhënë sot në mëngjes në Gjykatën Penale, sepse jozyrtarisht, nuk e kanë gjetur në adresën e tij. Ai është gjykuar me 2 vite burg për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike.
26 Tetor 2018 / 12:00 V.M. (41) nga fshati Duraçka Reka dhe N.S. (40) nga Kriva Pallanka, minatorë në minierën Toranicë afër Kriva Pallankës janë lënduar dje nga rrëshqitja e dheut gjatë minimit të një miniere. Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:40 në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë që të dy janë sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e shërbimeve të policisë, inspektorëve të punës, një inspektori shtetëror të minierave dhe një përfaqësuesi të minierës.
26 Tetor 2018 / 11:28 Analizë e rasteve të vrasjeve të grave në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2016, si dhe rekomandime për progresin e mbrojtjes së grave viktima dhe rekomandime për parandalim nga kjo formë më e rëndë e dhunës do të prezantohen sot në Shkup. Prezantimi i publikimit “Analizë e rasteve të vrasjeve të grave në Republikën e Maqedonisë” pjesë e së cilës janë edhe rastet e vrasjes së grave të kësaj periudhe e organizon Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. “Analiza është zbatuar në periudhën shtator-nëntor të vitit 2017. Krahas prezantimit të…
26 Tetor 2018 / 9:47 Me prezantimin e SMS mesazheve dhe dëshmive tjera materiale që i propozoi PSP, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë disa ish-funksionarë për shkak të keqpërdorimeve në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore deri në Shtip dhe Ohër. Në seancën paraprake janë lexuar disa qindra SMS mesazhe mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe sekretares së atëhershme në Ministri, Elena Kuzmanovska, sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe ish-ministrit të Financave Zoran Stavreski. Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski,…
25 Tetor 2018 / 16:22 Të gjithë të pandehurit për “27 prillin” refuzuan ta komentojnë njoftimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, se do të ofrojë një ligj për amnisti, që do t’i shpëtojë ata nga burgu për ngjarjet e përgjakshme vitin e kaluar në Parlament. Z. Mukoski shkurt për njoftimin e amnistisë? Më falni, do të kemi mundësinë, do t’ju jap deklaratë, ju lutem … – u përgjigj ai. Shkurtimisht Damovski rreth njoftimeve për amnisti? Nuk kam dëgjuar- tha ai. Qëndrim rreth amnistisë? Jo … – Bogdan Ilievski. Për njoftimet për amnistinë, Arnaudov? Më vonë, më vonë … u përgjigj…
25 Tetor 2018 / 16:14 Vendim me të cilin kryhet një ndërprerje e përgjithshme e të gjitha procedurave mes politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ose mbështetësve të palëve në kundërshtim. Atë vendim e mora dhe e nënshkrova sot- kishte thënë Gjorge Ivanov më 12/04/2016. Të mos ketë keqkuptime, as që kërkova, e as nuk pranoj amnisti. Ne nuk jemi të gjithë të njëjtë dhe ne nuk jemi të gjithë kriminelë tha Zoran Zaev më 12/04/2018. Amnistia e Presidentit Ivanov kishte shkaktuar një tronditje ligjore dhe shtetërorë. Reagimi i opozitës ishte i ashpër dhe kishte protesta masive. Sot, dy vjet e gjysmë më…
25 Tetor 2018 / 15:57 BDI-ja paralajmëron se amendamentet e opozitës shqiptare nuk do të pranohen nga arkivat e Kuvendit. Deputeti i integristevë, Xhevat Ademi në emisionin “Rruga drejtë…” ka deklaruar se asnjë amendament nga 4 amendamentet e Qeverisë nuk do të pranohen dhe se amendamente shtesë mund të propozohen vetëm për 4 amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Amendamentet e opozitës, Ademi i cilësoi si të panevojshme në këtë situatë. Amendamente mund të dorëzohen ekskluzivisht vetëm për 4 draft-amendamentet e propozuara të Qeverisë. Mund të dorëzohet amendament për emrin e…
25 Tetor 2018 / 15:31 Tre dhjetori është afati i fundit deri kur kompanitë mund të aplikojnë në tenderin për zgjedhjen e një furnizuesi universal të energjisë elektrike. Deri atëherë këtë obligim do ta kryejë EVN. Aktualisht në Maqedoni aktiv janë tetë furnizues të energjisë elektrike, edhe pse për këtë aktivitet janë lëshuar rreth 20 licenca. Furnizuesi universal do të furnizojë me energji elektrike të gjitha familjet që nuk do të përcaktohen për njërën nga 20 kompanitë e ofruara. Tenderi për zgjedhjen e furnizuesit universal është shpallur nga Qeveria dhe Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk ka informata se cilët nga…
25 Tetor 2018 / 15:17 Shumica parlamentare mund të iniciojë impiçment ndaj presidentit Gjorge Ivanov. Në mungesë të numrave të nevojshëm, mazhoranca nuk përjashton mundësinë që të kërkojë ndihmën e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, për të shkarkuar kreun e shtetit pak muaj para skadimit të mandatit. Kryepralamentari, Talat Xhaferi thekson se impiçmenti mund të iniciohet por fillimisht duhet parë disponimi i deputetëve opozitar të cilët votuan për nismën e ndryshimeve kushtetuese. Për t’u miratuar propozimi për impiçment të presidentit, nevojiten 2/3 e votave, që aktualisht Parlamenti nuk i posedon. Do të ishte e panevojshme të futemi në një…

