26 Tetor 2018 / 13:39
Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas marrjes së lëndës nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave ndaj të cilëve ka dyshime se kanë kryer vepër penale , keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të dyshuarit gjatë periudhës 2009-2012 gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike duke mos kryer detyrën e tyre zyrtare kanë mundësuar që realizuesi i projektit për ndërtimin e Urës së Syrit të përfitoj në mënyrë të paligjshme 26.653.420, 00 denarë.


