25 Tetor 2018 / 15:31
Tre dhjetori është afati i fundit deri kur kompanitë mund të aplikojnë në tenderin për zgjedhjen e një furnizuesi universal të energjisë elektrike. Deri atëherë këtë obligim do ta kryejë EVN. Aktualisht në Maqedoni aktiv janë tetë furnizues të energjisë elektrike, edhe pse për këtë aktivitet janë lëshuar rreth 20 licenca. Furnizuesi universal do të furnizojë me energji elektrike të gjitha familjet që nuk do të përcaktohen për njërën nga 20 kompanitë e ofruara.
Tenderi për zgjedhjen e furnizuesit universal është shpallur nga Qeveria dhe Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk ka informata se cilët nga furnizuesit janë të interesuar të paraqiten në këtë konkurs. Ne ishim të detyruar vetëm të përgatisim kriteret në bazë të të cilave duhet të ishte shpallur tenderi dhe t’ia dorëzojmë Qeverisë” – theksoi Marko Bislimovski – Kryetarë i KRE-së
ALSAT


