26 Tetor 2018 / 11:28
Analizë e rasteve të vrasjeve të grave në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2016, si dhe rekomandime për progresin e mbrojtjes së grave viktima dhe rekomandime për parandalim nga kjo formë më e rëndë e dhunës do të prezantohen sot në Shkup.
Prezantimi i publikimit “Analizë e rasteve të vrasjeve të grave në Republikën e Maqedonisë” pjesë e së cilës janë edhe rastet e vrasjes së grave të kësaj periudhe e organizon Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
“Analiza është zbatuar në periudhën shtator-nëntor të vitit 2017. Krahas prezantimit të të dhënave të fituara nga ekspertiza në lëndët gjyqësore, do të prezantohen edhe rekomandime për progresin e mbrojtjes së grave viktima, si dhe rekomandime për parandalim të kësaj forme më të rëndë të dhunës”, thonë nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
Në këtë ngjarje, fjalime hyrëse duhet të kenë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe koordinatorja e përhershme e KB-së dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Uinton.


