24 Tetor 2018 / 14:42
Jam i vetëdijshëm se referendumi konsultativ nuk i ka përmbushur kushtin juridik bazë që të jetë i vlefshëm, por në Slloveni vlerësojmë se rezultati solli një mesazh bindës që të vazhdohet me proceset politike për eurointegrime, gjegjësisht për hyrje në NATO. Konsiderojmë se ky proces që po ndodh në Parlament është legjitim dhe e shpreh verdiktin e qytetarëve -ka thënë shefi i diplomacisë sllovene, Miro Cerar.


