24 Tetor 2018 / 18:31
Zëvendëskryeministri i Sllovenisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Miro Cerar gjatë takimin të sotëm e ka përgëzuar kryeministrin Zoran Zaev, për, politikat e mençura dhe të guximshme për bashkim. Cerar, i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoni, gjithashtu, e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të premten, në drejtim të realizimit të Marrëveshjes së Prespës, si hap drejtë integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Ai e ka paralajmëruar vazhdimin e mbështetjes nga ana e Sllovenisë për zhvillimin e Maqedonisë dhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE.
Kurse kryeministri Zaev, theksohet, se i ka dëshiruar sukses Qeverisë së re sllovene, kryeministrit të ri dhe ministrave dhe është falënderuar për mbështetjen e madhe miqësore të cilën e fiton vendi jonë nga Republika e Sllovenisë.
Shënuam histori pozitive në marrëdhëniet me fqinjët. Hapim rrugën drejtë integrimit euroatlantik. Gjithë këtë e bëjmë nëpër një proces gjithëpërfshirës në institucionet dhe në vend. Motivimi është i madh. Do të fillojmë me punën e projekt amendamenteve për ndryshimet e Kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, këtë javë, së bashku me opozitën. Pres që shumica do të zgjerohet dhe se për procesin reformues dhe për çështjet kryesore për vendin dhe për qytetarët, do të ketë mbështetje të gjerë politike” – theksoi kryeministri Zaev.
Zaev dhe Cerar kanë biseduar edhe për marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve janë në zhvillim, se është rritur numri i investimeve të huaja dhe është shprehur pritje për zhvillimin dhe rritjen e tyre pas përmbylljes së proceseve politike. rritje pas përfundimit të proceseve politike të Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së.
Miro Cerar gjatë ditës së sotme më herët kishte takuar edhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ,ku deklaroi se procesi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend është legjitim. Sipas tij, pavarësisht se nuk u arrit cenzusi në referendumin e 30 shtatorit, populli qartë dha dritë jeshile për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Ndryshe, sot Sllovenia hapi ambasadën e re, e cila nga fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë urë lidhëse e komunikimit tonë me NATO-n, gjë që deri tani e bënim përmes ambasadës së Kroacisë.


