25 Tetor 2018 / 10:56
Dëshmitari Nazmi Rramani duke dëshmuar në rastin Titanik 3 tha se gjatë dorëzimit të materialit në Komisionin komunal është penguar nga 2 persona Çani Toçi dhe Senat Kopur. Ai tha se Çani Toçi ja ka marrë procesverbalin dhe ia ka kthyer pas një kohe të shkurtër. Ai tha se në kancelarinë që ka hyrë Çani Toçi e ka parë duke hyrë edhe të akuzuarin Ismet Gurin por jo në të njëjtën kohë. Përveç Nazmi Rramanit dëshmoi edhe dëshmitari Ajdini i cili tha se gjithçka ka shkuar në rregull ditën e votimit. Ndërkohë, Çani Toçi është dëshmitar kyç i Prokurorisë dhe do dëshmoj pas disa seancave. Në rastin gjyqësor Titanik 3 akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri për keqpërdorim të materialit zgjedhor në zgjedhjet komunale të vitit 2013.
Elmedina Aliji


