Sot po mban mot me diel dhe me re të pakta. Parashikohet që në fund të ditës dhe gjatë natës nën ndikimin e depërtimit të erës së ftohtë dhe të shpejtë nga veriu, do të ketë një rritje të vranësirave të shoqëruara me reshje të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të zbresin pak nën vlera mesatare, por në fundjavë sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi këto vlera.
Temperatura minimale do të shkojnë nga 0 në 9 gradë celsius dhe temperatura maksimale është 15 deri në 23 gradë.
Shtypja atmosferike do të zbresë në vlera normale, mirëpo shumë shpejtë do të shënojë rritje mbi këto vlera.


