26 Tetor 2018 / 16:02
Nga numri një në Evropë, zonat zhvillimore teknologjike industriale të Maqedonisë këtë vit nuk figurojnë në listën e FDI-së, magazinë që e publikon gazeta britanike “Financial Times”. Magazina prestigjioze e cila sipas kritereve të shumta i vlerëson kushtet për bërjen e biznesit të investitorëve të huaj në zonat e lira ekonomike, këtë vit Maqedoninë aspak nuk e ka renditur në listën e konkurrencës. Nga Drejtoria e Zonave Lë lira Ekonomike të Maqedonisë fajin për këto të dhëna dështuese ia hedhin krizës politike.
Ne vitin e kaluar 2017 në tetor vendosëm të mos dorëzojmë aplikacion. Më mirë aspak të mos jemi në këtë renditje, sesa të jemi të fundit në Evropë”- tha Aleksandar Mlladenovski, drejtor i Zonave të Lira Ekonomike.
Nga Zonat Ekonomike megjithatë, kanë dorëzuar aplikim për vitin e ardhshëm pasi këtë vit në Zonat Ekonomike ka pasur 16 investime. Nga komuniteti i biznesit thonë se institucionet e dobëta janë një ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohet biznesi.
Është e qartë se ka mungesë informacioni, përkatësisht komunikimi mes shtetit dhe institucioneve relevante në nivel botëror siç ishte më herët me indeksin e Forumit Ekonomik Botëror që për fat të mirë ne e morëm dhe e zbatuam”- u shpreh Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv në OEMVP.
Në vitin 2014, Maqedonia, përkatësisht Zona e Lirë Ekonomike Bunarxhik u shpall zona ekonomike numër një në Evropë. Këtë çmim e mori në konkurrencë me 45 zona tjera në botë. Këtë vit në vend të parë në botë është zona ekonomike e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa në vendin e parë në Evropë gjendet zona Pirot në Serbi.
Aleksandra Spasevska


