28 Tetor 2018 / 14:46
Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes dy partive më të mëdha politike në vend rreth Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese. Vetëm një ditë para dorëzimit të amendamenteve në Kuvend, VMRO-ja opozitare ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Marrëveshja e Prespës nuk ka legjitimitet, dhe në këtë drejtim edhe amendamentet që burojnë nga kjo marrëveshje nuk kanë kurrfarë rëndësie.
Republika e Maqedonisë fitoi në referendum. Republika e Maqedonisë kundërshtoi kapitullimin. Marrëveshja e Prespës nuk ka legjitimitet. Ndryshimet kushtetuese që rrjedhin prej saj nuk kanë rëndësi “- u shpreh Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Ndërkohë nga LSDM-ja shprehen se Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese si pjesë e kësaj marrëveshjeje, janë rruga e vetme që shpie drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Andaj dhe i bëjnë thirrje opozitës që të kyçet, siç shprehen, në procesin që çon drejt perëndimit.
Siç thashë, është në interes të qytetarëve që sa më herët të dorëzohen, presim që në kohën më të shpejtë ndryshimet e njëjta të dorëzohen në kuvend”- theksoi Kostandin Kostandinov, deputet i LSDM-së.
Kostandinov u ndal edhe në ligjin për amnisti, i propozuar nga opozita. Sipas tij jë ligj i tillë nënkupton ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë, dhe për ketë nuk duhet të lejohet që politika të shkel parimin e sundimit të ligjit.
Alsat


