29 Tetor 2018 / 16:17
Agjencia Teknike Operative nuk do të zhvillojë përgjime të jashtëligjshme – u zotua drejtori i këtij institucioni Zoran Angellovski. Ai shtoi se ATO-ja do të jetë transparente ndaj Komisioneve që do ta ndjekin punën e saj kurse komunikimi i saj me publikun do të jetë përmes këtyre komisioneve. Angellovski këto deklarata i bëri në takimin e parë të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së agjencisë, që u realizua në Kuvend.
Bëhet fjalë për takim të parë protokolar sepse dua t’I njoftoj për të gjithë aktivitetet e deritanishme për ATO-në. Kjo është mënyra në të cilën ATO-ja do të kominikojë me opinionin sepse të gjithë e dini që bëhet fjalë për agjenci që në karakterin e punës së saj ka të bëjë me informata të klasifikuara. Duhet të theksoj se ATO-ja do të jetë maksimalisht transparente në punën e saj para komisioneve të janë kompetente ta kontrollojnë. Atë që mund ta them si drejtor për opnionin është se për momentin, pajisjet janë dërguar në ATO, kurse përgjim joligjor nuk ka- Zoran Angellovski, drejtor i ATO-së.
Puna e ATO-së do të mbikqyret nga disa komisione, përfshirë komisionin Kuvendor dhe atë civil.
Monitorimi i punës së ATO-së
- Komisioni për mbikqyrjen e ndjekjes së telekomunikimeve
- Komisioni civil
- Komisioni për dokumente të klasifikuara
- Komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale
Këto katër komisione do të kenë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme mbi ATO-në. megjithatë përveç tyre, qasje në vëzhgimin e mbarëvajtjes ligjore të punës së ATO-së mund të kenë edhe Prokuroria Publike, Gjykata Supreme dhe Avokati i popullit.
Agjencia Teknike Operative u formua në kuadër të reformave të pushtetit në shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës. Ajo do të ketë të drejtën e ndjekjen së telekomunikimeve me urdhër gjyqësor për përgjim, duke funksionuar si organ jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Deri tani, të drejtën e përgjimeve e ka pasur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, process të cilin e kishin shoqëruar një sërë skandalesh duke u realizuar përgjime të jashtëligjshme.
Fatlume Dervishi


