31 Tetor 2018 / 9:58 Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedoni. Kjo do të jetë seanca e tretë këtë javë, ndërsa rasti ndodhet në fazën e dëshmive, kurse sot duhet të vazhdojë prezantimi i video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Seanca të reja gjithashtu janë planifikuar për nesër dhe pasnesër. Gjykatësja Dobrilla Kacarska dje anuloi seancën pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore e të akuzuarit Sashko Markovski. Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej…
Author: almakos
31 Tetor 2018 / 8:10 Moti sot parashikohet të jetë pjesërisht i vranët dhe me reshje të dobëta shiu. Temperatura më e madhe ditore parashikohet të jetë deri në 20 gradë celsius, ndërsa ajo e mëngjesit deri në 11 gradë celsius. Shpejtësia e ajrit do të shkojë deri në 4 km/h. Shikueshmëria e rrugëve nuk parashikohet të ketë ndonjë pengesë në të gjithë vendin.
30 Tetor 2018 / 23:47 Sonte në periudhën prej 19:00 deri në 22:30 është kryer bastisje në një shtëpi në Tetovë, në rrugën 29 nëntori, në pronësi të personit N.I. i lindur në vitin 1964 dhe në një shtëpizë të improvizuar janë gjetur diku rreth 45 kilogram marijuhanë. Personi me inicialet N.I. është arrestuar dhe mbajtur në SPB Tetovë.
30 Tetor 2018 / 23:04 Gjatë një aksioni të SPB Tetovë në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar, Në Tetovë, saktësisht në rrugën 29 nëntori, janë gjetur dhe konfiskuar 50 kg marijuanë. [embedded content] SPB Tetovë, paralajmëron luftë të ashpër kundër shpërndarësve të drogës dhe sidomos përdoruesve të saj, me theks të veçantë, përdoruesit e moshave të reja, siç janë nxënësit e shkollave të mesme, siç ishte rasti i arrestimit të sotëm të dy të rinjve të cilët janë kapur në flagrancë duke përdorur marijuanën.
30 Tetor 2018 / 22:13 Vazhdon aksioni i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës në luftën kundër drogës. Para pak çastesh, SPB Tetovë në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar, ka kryer bastisje në rrugën 29 nëntori, me çrast, gjatë kontrollit të kryer në një kotec pëllumbash, janë gjetur dhe konfiskuar 40 kilogram drogë e tipit marijuanë. Kontrolli vazhdon edhe më tej, ndërsa dyshohet për sasi edhe më të madhe të drogës nëpër disa vende të kësaj lagjeje.Deri më tani është arrestuar një person pronë e të cilit ka qenë koteci i pëllumbave, ndërsa po hetohen edhe disa…
30 Tetor 2018 / 20:11 Tetova, një qytet në Maqedoninë perëndimore dhe Tuzla, një qytet industrial në Bosnje dhe Hercegovinë, janë gjetur në mesin e 10 qyteteve evropiane me përqendrimin më të lartë të grimcave toksike në ajër, sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për 2018. Sipas organizatës, Tetova dhe Tuzla mbështeten shumë në qymyr në industrinë dhe ngrohjen shtëpiake. Emetimet e larta të gazeve të vjetra gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në ndotje, sipas informacionit. Banka Botërore vlerëson se në Maqedoni rreth 1,350 njerëz në vit humbasin jetën për shkak të ndotjes së ajrit nga grimca të vogla, ndërsa…
30 Tetor 2018 / 19:59 Në edicionin e sontëm të emisionit “200” në Alsat, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska tha se nisma e tyre për amnistinë për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit pos deputetëve, duhet të përfshijnë edhe të dënuarit për tentim vrasjen e Ziadin Selës. Ky propozim ligj për amnisti ka të bëj me të gjithë ata që janë të përfshirë në çfarë do mënyre me 27 prillin, duke përfshirë edhe personat që janë dënuar për tentim vrasje ndaj Selës” u shpreh Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO-së Ndërsa, Arben Taravari nga Aleanca për shqiptarët e hodhi poshtë këtë nismë…
30 Tetor 2018 / 19:35 Propozim- ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për noteri dhe përmbarim kanë kaluar në lexim të parë. Me amendamente, përmes deputetëve do të tentojë të intervenojë Oda e përmbaruesve. Zv/ ministri i drejtësisë siguron dhe bind se vërejtjet e përmbaruesve nuk do të ndikojnë ndaj vendimit që të ulen shumat tariforë. Qytetarët nuk do të mashtrohen, ajo nuk do të ndikojnë në mënyrë esenciale tek tarifat edhe tek noterët dhe përmbaruesit, pse? Këto dy projekte ligjore që janë në rend të ditës janë bazë prej kur do të miratohen dhe do të hyjnë në fuqi, të…
30 Tetor 2018 / 18:46 Një tjetër laborator droge është zbuluar në qytetin e Tetovës. Sot Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, gjatë një kontrolli bastisjeje që ka kryer në Lagjen Cetinska në Tetovë, ka zbuluar një laborator për përpunimin e kanabisit dhe vajit të kanabisit. Gjatë bastisjes, SPB Tetovë bashkë me sektorin kundër krimit të organizuar, kanë konfiskuar rreth katër kilogram drogë të tipit Kanabis Sativa dhe një sasi prej 13 litrash të vajit të kanabis Sativës, transmeton Alsat. Po ashtu, janë konfiskuar edhe mjete pune të mini laboratorit që ka punuar në këtë lagje. Për rastin në…
30 Tetor 2018 / 18:24 Roli i misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe rëndësia në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, posaçërisht kontributi i saj në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi në implementimin e parimit të sundimit të ligjit, u potencua sot nga ana e kryeministrit i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani në takimin me shefin e Misionit, ambasadorin Klemens Koja. “Reformat zgjedhore janë një nga sfidat kryesore për periudhën e ardhshme dhe zbatimi i të gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE / ODIHR-it, sidomos para…
Pas Rangellovës dhe Zaturovskës, dorëheqje nga Forumi i Gruas në VMRO-DPMNE ka dhënë edhe deputetja Liljana Kuzmanovska. Kuzmanovska ka dhënë dorëheqje funksioni i nënkryetares së Forumit të Gruas në VMRO-DPMNE./Alsat/
30 Tetor 2018 / 16:03 Ende nuk dihet nëse pensionistët dhe ata të cilët kanë vetëm të ardhura nga paga do të duhet të dorëzojnë në formë elektronike deklaratat vjetore tatimore. Kjo risi që verës e paralajmëroi Drejtoria e të Ardhurave Publike shkaktoi reagime të ashpra te pensionistët që nuk kanë mundësi ta zbatojnë këtë procedurë në mënyrë elektronike. DAP-i paralajmëroi ndryshime të zgjidhjes ligjore me të cilën pensionistët do të përjashtohen nga ky obligim, por deri tani mbetet vetëm paralajmërim. Kjo është para së gjithash punë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, por intenca jonë, unë tashmë thash, kemi…

