30 Tetor 2018 / 19:35
Propozim- ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për noteri dhe përmbarim kanë kaluar në lexim të parë. Me amendamente, përmes deputetëve do të tentojë të intervenojë Oda e përmbaruesve. Zv/ ministri i drejtësisë siguron dhe bind se vërejtjet e përmbaruesve nuk do të ndikojnë ndaj vendimit që të ulen shumat tariforë.
Qytetarët nuk do të mashtrohen, ajo nuk do të ndikojnë në mënyrë esenciale tek tarifat edhe tek noterët dhe përmbaruesit, pse? Këto dy projekte ligjore që janë në rend të ditës janë bazë prej kur do të miratohen dhe do të hyjnë në fuqi, të ndryshohen tarifat edhe tek noterët dhe përmbaruesit. Tek noter ndryshim është i vogël ndërsa tek përmbaruesit tek tarifa e tyre ndryshimi është më i madh”- u shpreh Oliver Risteski, Zëvendësministër i Drejtësisë.
Deputetët anëtarë në Komisionin për sistem politik, njëzëri u dakorduan se për ndryshimet në dy ligjet do të organizojnë debat publik. Të hënën në rend dite do të jenë propozim ndryshimet e ligjit për përmbaruesit. Ndryshe me ligjin e ri, Qeveria parashikon të zvogëlohen tarifat e mëdha të përmbaruesve, ndërsa kostot e qytetarëve të ulen nga 50-90 %.
Bojan Stojanovski


