31 Tetor 2018 / 19:12 Zv.kryeministrja Radmilla Shekerinska ka njoftuar se takimi i ardhshëm i Komitetit vendas të punës për anëtarësim në NATO me përfaqësues të NATO-s do të jetë në 6 dhjetor, përcjell Alsat. Sipas saj, pas përmbylljes së këtij procesi të negociatave, Maqedonia pritet të ketë vend të barabartë në tryeze me shtetet tjera anëtare të NATO. [embedded content]
Author: almakos
31 Tetor 2018 / 19:01 Edhe kryetari i Forumit Rinorë të VMRO-DPMNE-së në Karposh, Jovan Nikushevski sonte dha dorëheqjen pas dorëheqjes së kryetarit të Forumit Rinor të VMRO-së të Lluka Krzhalloski, transmeton Alsat. Ju informoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Forumit Rinor të VMRO-DPMNE-së në Karposh. Pata pranuar këtë post duke besuar në idetë e prosperimit të VMRO-DPMNE-së, për një forum progresive dhe Maqedoni evropiane. Fyerjet, gjuha e urrejtjes, helmi që ishte mes nesh na largoi dhe na izoloi nga qëllimet tona strategjike. Unë mbetem në VMRO-DPMNE, lufta për Maqedoninë Evropiane nuk do…
31 Tetor 2018 / 18:33 Me 30 milionë euro para nga Banka Botërore në katër vitet e ardhshme do të synohet përmirësimi i tregut të punës dhe do të ndërtohen çerdhe dhe qendra të reja sociale. Sipas analizave, fëmija i lindur sot, deri sa të arrijmë mesataren e standardit ekonomik evropian do ketë 60 vjeç. Prandaj prosperiteti i ardhshëm i vendit varet nga ajo sesa do jetë i aftë të prodhojë kapital cilësor njerëzor. Mesatarisht të rinjtë në rajonin e Ballkanit perëndimor deri në moshën 18 vjeçe, në shkollë kalojnë 12.4 vjet. Megjithatë arsimi i fituar gjatë kësaj periudhë është…
31 Tetor 2018 / 16:59 Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev i njohur për nacionalizmin e tij prej vitesh kundër shkollave shqipe, tani në Kuvend pyet kryeministrit Zoran Zaev për të drejtat e shqiptarëve. Në mungesë të deputetëve shqiptar, Gjorçev pyeti Zaevin se çfarë ka bërë për shqiptarët, një numër i madh i të cilëve e kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. [embedded content] Zoti Zaev, ju lutem na tregoni cfarë konkretisht keni bërë për shqiptarët në Maqedoni? Shumë ju kanë mbështetur dhe kishin besim të madh, por dëshpërimi nga LSDM-ja, ju si Zoran Zaev dhe kuadrot tuaj është shumë…
31 Tetor 2018 / 16:46 Për emërimin e Subhi Jakupit si gjykatës në Gjykatën e lartë administrative ka reaguar Aleanca për Shqiptarët e cila akuzon partitë në pushtet se po instalojnë njerëzit e tyre në karriget e gjykatave. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti ia kujtoi Jakupit të kaluarën e tij dhe dyshimet për keqpërdorime në KSHZ, [embedded content] Maqedonia nuk e ka ndërmend të reformojë sistemin e drejtësisë. Për këtë flet edhe zgjedhja e djeshme e gjykatësve partiak nga këshilli republikan gjyqësorë i cili tani më është shëndrruar në makineri votuese duke i zgjedhur kandidatët që delegohen nga…
31 Tetor 2018 / 16:24 Ministri i Kulturës Asaf Ademi premton se në shkurt të vitit të ardhshëm do të mund të ndjekim shfaqje në Teatrin shqiptarë. Dita e sotme ishte afati që i ishte premtuar Ademit nga realizuesi i punimeve për mbarimin me rregullimin e objektit, por më vonë realizuesit e punimeve kërkuan edhe dy muaj shtesë. Ademi thotë se është kontakt të vazhdueshëm me mbikqyrësit e punimeve dhe shprehet optimist se deri më 31 dhjetor do të mbarojë rregullimi i objektit. Afatet e kaluara për përfundimin e punimeve janë shtyrë disa herë gjatë viteve të fundit. [embedded content]…
31 Tetor 2018 / 16:17 Në shkollën fillore “Imri Elezi” ose “Nikolla Vapcarov në Çair së shpejti pritet të hapet paralelja e katërt për klasat e para. Me këtë, pas shumë vitesh zvarritjeje, do të shkarkohen tre klasat momentale të cilat janë të stërngarkuara me mbi 36 nxënës. Ministri Arsimit, Arbër Ademi tha se ka dhënë pëlqim për këtë kerkesë duke e nisur atë për aprovim në Ministrinë e Financave. [embedded content] Kur jemi të shkolla “Imri Elezi”, në muajin tetor kemi pranuar kërkesë nga shkolla dhe për të njejtën kemi dhënë përlqim ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës…
31 Tetor 2018 / 15:36 Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i burgosuri Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva ka njoftuar se në burgun e Idrizovës ka ndodhur një incident mes të burgosurve dhe disa personave, sipas, tij, të veshur me uniforma por pa emblema. Komandant Malisheva për Alsat sqaroi se incidenti erdhi si pasojë e flamurit që ai mban në dhomën e tij dhe pasoi me përplasje fizike. Prononcimin Malisheva e bëri përmes telefonit. Rreth orës 22 e 20 minuta parëmbrëmë kanë hyrë dikund afër 100 forca të paidentifikuara, pa emblema, të maskuar me veshje antiplumb, me…
31 Tetor 2018 / 15:14 Sasho Mijallkov doli për herë të parë në publik pas dëbimit të tij nga VMRO-DPMNE-ja por nuk pranoi të flasë për këtë. Unë jam këtu sot për një ngjarje tjetër.” – theksoi ish-drejtor i DSK-së Sasho Mijallkov Deri në hyrjen në gjykatë, nuk ka komentuar as letrën e tij dedikuar Mickovskit dhe as për dëbimin, por publikisht tregoi afërsi me deputetin aktual të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i cili kishte detyrime të tjera në gjykatë. Ish-kreu i policisë sekrete ishte në sallën e gjyqit për rastin “Titanik 2”, lëndë e PSP-së lidhur me zgjedhjet e vitit 2013. Mijallkov…
31 Tetor 2018 / 14:51 Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev në seancën e sotme kuvendore për pyetje deputetësh, pyeti kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka bërë për shqiptarët të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan pro LSDM-së. Me këtë rast Gjorçev përkujtoi premtimet e Zaevit për ujësjellësin në tetove, për deponinë në Strugë për Haraçinën e cila udhëhiqet nga kuadër i LSDM-së dhe të tjera. [embedded content]
31 Tetor 2018 / 13:32 Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahej seancë gjyqësore për ngjarjet e ’27 prillit’ të vitit të kaluar në Kuvend, por Gjykata Penale e ka shtyrë seancën për shkak gjendjes shëndetësore të Sashko Marcovskit dhe seanca do të vazhdojë të premten, me 2 nëntor. Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ndërpreu edhe seancën e djeshme për të enjten e përgjakshme pasi mjekët e kanë kontrolluar të akuzuarin, dhe mjeku e njoftoi gjykatësen se nevojitet që ai të transferohet në spital, ku duhet t’i bëhet incizim i rengenit. .
31 Tetor 2018 / 12:32 Zëdhënës i ri i LSDM-së është emëruar Kostadin Kostadinov, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Krahas Kostadinovit në pres shërbimin e LSDM-së, për informata, qëndrime politike dhe çështje të tjera në interes të qytetarëve dhe mediave në dispozicion do të jenë edhe personat e angazhuar për marrëdhënie me publikun, siç janë: Aleksandar Popovski, Branisllav Gjorgjievski, Stefan Vasev.

