31 Tetor 2018 / 16:46
Për emërimin e Subhi Jakupit si gjykatës në Gjykatën e lartë administrative ka reaguar Aleanca për Shqiptarët e cila akuzon partitë në pushtet se po instalojnë njerëzit e tyre në karriget e gjykatave. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti ia kujtoi Jakupit të kaluarën e tij dhe dyshimet për keqpërdorime në KSHZ,
Maqedonia nuk e ka ndërmend të reformojë sistemin e drejtësisë. Për këtë flet edhe zgjedhja e djeshme e gjykatësve partiak nga këshilli republikan gjyqësorë i cili tani më është shëndrruar në makineri votuese duke i zgjedhur kandidatët që delegohen nga zyrat partiake të LSDM-së dhe BDI-së. Subhi Jakupi i cili u zgjodh gjykatës në gjykatën e lartë administrative, kuadër i BDI-së, ish anëtarë i KSHZ-zë i cili u detyrua të jap dorëheqje së bashku me kolegët e tjerë të KSHZ-së, për shkak të keqpërdorimeve të detyrës zyrtare”- u shpreh Flarkon Bexheti – Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët


