31 Tetor 2018 / 15:14
Sasho Mijallkov doli për herë të parë në publik pas dëbimit të tij nga VMRO-DPMNE-ja por nuk pranoi të flasë për këtë.
Unë jam këtu sot për një ngjarje tjetër.” – theksoi ish-drejtor i DSK-së Sasho Mijallkov
Deri në hyrjen në gjykatë, nuk ka komentuar as letrën e tij dedikuar Mickovskit dhe as për dëbimin, por publikisht tregoi afërsi me deputetin aktual të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i cili kishte detyrime të tjera në gjykatë.
Ish-kreu i policisë sekrete ishte në sallën e gjyqit për rastin “Titanik 2”, lëndë e PSP-së lidhur me zgjedhjet e vitit 2013. Mijallkov akuzohet për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm, ndërsa lideri i PDSH-së Menduh Thaçi dhe disa anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për abuzimin e pozicionit zyrtar, pasi kanë bërë të mundur rivotim me ndërhyrje politike, ndonëse nuk kishte bazë të vërtetë për këtë. Në seancën e sotme, mbrojtja duhej të sillte dëshmi të vetat. Kur këtë e bënte ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, tha se edhe pas kaq kohësh që nga vendimi me të cilin PSP e mori përsipër lëndën Prokuroria e rregullt, ajo ende nuk i ishte vënë në dispozicion atij. Sipas tij, këto dëshmi tregojnë se Katica Janevës i kishte skaduar afati 18 muajsh për të ngritur akuza kundër rastit të tyre, që nga momenti kur ajo mori rastin. Prokurorja Fetai i citoi një dispozitë ligjore se afati rrjedh nga marrja përsipër jo vetëm e rastit, por edhe e materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Gjykatësi Ognen Stavrev e ndërpreu gjykimin dhe caktoi një seancë të re, që të sigurohet dokumentacioni për t’u shqyrtuar.
As Bedredin Ibraimi, e as Menduh Thaqi nuk u ndalën para gazetarëve.


