1 Nëntor 2018 / 15:41 Tre persona nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit me përvojë në procesin e ndjekjes së telekomunikimeve, kanë kaluar në Agjencinë e re Teknike Operative. Drejtori i ATO-së Zoran Angellovski, në ditën e parë të fillimit të punës së këtij organi tha se bartja e një pjese të punësuarve prej te DSK-ja në ATO është e lejuar me ligj. Verifikimet janë bërë. Personat që i kemi marrë janë maksimalisht korrekt dhe të drejtë sa i takon asaj që ka ndodhur më herët. D.m.th nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë mënyrë në atë që ka ndodhur…
Author: almakos
1 Nëntor 2018 / 15:27 Presidenti Ivanov nuk do të gjykohet për paditë që iu ngritën dy ditë më parë për mos nënshkrimin e Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjes së Prespës. Kështu vlerëson juristi Bashkim Selmani derisa komenton kallëzimet penale ndaj Ivanov. Sipas tij, zbrazëtira ligjore për përcaktimin kohor të nënshkrimit të dekreteve, është arsyeja që paditë ndaj Ivanovit të hidhen poshtë si të pabaza. Këto nuk do të kenë epilog gjyqësorë, për arsye se në këtë rast nuk është kompetente Gjykata Penale. Nëse shikohet baza juridike është një problem esencial që e parasheh vetë kompetenca e presidentit për arsye…
1 Nëntor 2018 / 15:00 Problemet infrastrukturore si papastërtia, uji i pijshëm, çatia shkollës fillore Goce Dellçev, dhe Deponia Rusino, janë disa nga problemet të cilat i apostrofojnë banorët e Gostivarit, një vit pasi me këtë Komunë kryeson Arben Taravari. Gostivarasit kërkojnë nga Taravari, që të fokusohet më tepër tek pastërtia dhe trafiku rrugor. “Qyteti i Gostivarit me rrethinën ka problem me ujësjellësin, kusht elementarë për jetë është uji, aty duhet të koncentrohet më tepër ta zgjidh problemin”. “Duhet të ketë në xhep pastaj të bëj për qytetin. Për rininë duhet punë asgjë tjetër s’na duhet”. “Ka ndryshime ka por…
1 Nëntor 2018 / 14:02 Qeveria nesër do të vendosë për draft-amendamentet mbi ndryshimet kushtetuese. Para se të adresohen në Kuvend, propozimet do të shqyrtohen bashkë me 8 deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE-ja të cilët kërkesat e tyre për garanci kushtetuese për gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë historike i kërkojnë të përfshihen në një Nen të veçantë kushtetues. Megjithatë Qeveria pretendon se Kushtetua garanton një gjë të tillë, por nuk mohon mundësinë që kërkesat e deputetëve opozitar të inkorporohen në Nenin ekzistues të Kushtetutës, në formë dispozite. Do të garantohet mbi faktin që duke e ditur se kush janë tre elementet…
1 Nëntor 2018 / 13:44 Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Tenderët”, e cila sot duheshte të mbahet në Gjykatën Penale. Seanca është anuluar për shkak të mungesës së kryetarit të Këshillit, Osman Shabani, Seanca e ardhshme është caktuar për 9 nëntor, ku do të dëshmojnë Tome Bozhinov dhe Sasho Boshev. Elizabeta-Kançeska-Milevska, e cila është e akuzuara kryesore në rastin e PSP-së “Tenderët”,është e akuzuar për keqëpordorimin e tenderëve për ndërtimin e VMRO-së në projektin Shkupi 2014, përcjell Alsat.
1 Nëntor 2018 / 12:59 Amnistia për dhunën e 27 prillit në Kuvend nuk duhet të ketë, kështu tha sot ministria e Drejtësisë Renata Deskoska në Ohër, gjatë një evenimenti për reformat e sistemit të drejtësisë. Rreth deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev në Kuvend për pajtim, Deskoska tha se kjo temë duhet të mbështetet, të bisedohet në kontekst më të gjerë, por se nuk duhet të ketë amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, për shkak se sipas saj bëhet fjalë për ngjarje që ka traumatizuar jo vetëm persona individual, por edhe gjithë shoqërinë./Alsat/ Ne në bazë…
Zjarri ka kapluar çatinë prej 400 metra katrorë në spitalin e fëmijëve në Kozle. Të punësuarit e spitalit nëpërmjet një postimi në facebook kanë njoftuar se fëmijët që kanë qenë të shtuar në spital janë evakuuar dhe janë jashtë rrezikut. Alsat do të ju njoftoj për më shumë detaje rreth rastit .
1 Nëntor 2018 / 11:45 Me kërkes të Prokurorisë Publike, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka lëshuar vendim ku urdhërohen masa sigurie për objekte të partis politike VMRO-DPMNE. Këto masa do të ngrinë gjithsej 69 prona të patundshme, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhet selia e partisë. Këto masa ndalojnë tjetërsimin e pronës, si dhe dhënien me qira të pronës. Veprimet janë ndërmarrë në korrniza të rastit “Tallir”.
1 Nëntor 2018 / 10:17 Deputet i VMRO-DPMNE-së ka informuar se jep dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake. Duke pasur parasysh se Milloshovski nuk gëzon asnjë post partiak, njoftimi i tij rezulton thumbim dhe ironizim me bashkë partiakët e tij të cilët për arsye “izolimi të partisë nga kryesia” janë tërhequr nga të gjitha postet partiake. Në mesin e arsyeve Milloshovski theksin e vendos te marrëveshja për partneritet strategjik me SHBA-të e nënshkruar në vitin 2008 duke ironizuar se gjoja me këtë marrëveshje të cilën e ka nënshkruar ai ka rritur ndikimin rus në vend. Arsye tjetër për “dorëheqjen” e…
31 Tetor 2018 / 22:21 Alsat mëson se ka ndërruar jetë para pak minutash Vebi Maksuti. Ai ndërroi jetë pas plagës së marrë nga përleshja mes dy familjeve, mbrëmjen e sontme në Kumanovë. Personi që ka ndërruar jetë ishte i moshës 48 vjeç. Sonte rreth orës 18.00 sherri kishte filluar nga dy familjet Latifi dhe Maksuti i cili fillimisht nisi me përleshje fizike dhe mbaroi me armë. / Alsat
Vdes në spital një nga të plagosurit në Kumanovë
Foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes në rrugën “Tode Mendoll” në Kumanovë, ku sonte ndodhi përleshja me armë mes dy familjeve. Siç shtojnë burimet e Alsat, personi me inicialet V.M është plagosur rëndë ndërsa 4 të tjerë gjithashtu kanë marrë ndihmë mjeksore. Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalur në vendin e ngjarjes.

