1 Nëntor 2018 / 12:59
Amnistia për dhunën e 27 prillit në Kuvend nuk duhet të ketë, kështu tha sot ministria e Drejtësisë Renata Deskoska në Ohër, gjatë një evenimenti për reformat e sistemit të drejtësisë. Rreth deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev në Kuvend për pajtim, Deskoska tha se kjo temë duhet të mbështetet, të bisedohet në kontekst më të gjerë, por se nuk duhet të ketë amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, për shkak se sipas saj bëhet fjalë për ngjarje që ka traumatizuar jo vetëm persona individual, por edhe gjithë shoqërinë./Alsat/
Ne në bazë të axhendës së reformave, duhet të tregojmë gadishmërinë, si shtet për të procesuar dhe për të marrë nivelin e përgjegjësisë për rastet që i udhëheqë PSP-ja, duke përfshirë edhe ngjarjet e 27 prillit” u shpreh, Deskoska.