Author: almakos

3 Nëntor 2018 / 15:47 Seanca e Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, do të mbahet dy ditë para skadimit të afatit kur ish kryeministri dhe ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit në burgun e Shutkës. Edhe zyrtarisht, seanca për debatin mbi heqjen e mundshme të mandatit të Gruevskit është caktuar për të martën. [embedded content] Përfundimet nga Komisioni më pas shkojnë për miratim në Kuvend në seancë plenare. Por, për heqjen e mandatit, në plenare, nevojitet shumicë e dy të tretave. Tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese…

Lexo më Shumë

3 Nëntor 2018 / 15:25 Ambientalistët kërkojnë angazhim serioz dhe masa afatgjate kundër ndotjes. Toni Nikushevski thotë se shkaktarët e ndotjes së Shkupit janë të shumtë dhe se është e nevojshme të sigurohen matës të ri të nivelit të ndotjes së ajrit, por se me buxhetin aktual të shtetit është vlerëson se kjo do të ishte e vështirë. Qyteti i Shkupit, ditëve të fundit, është listuar në listën e qyteteve më të ndotura në botë. [embedded content] Gjatë gjithë kohës nuk është ndërmarrë asgjë prandaj kemi arritur deri në këtë pikë të ndotjes serioze. Duhet të merren masa afatshkurta, të…

Lexo më Shumë

3 Nëntor 2018 / 15:02 Ish shefi i diplomacisë Denko Maleski vlerëson se pas finalizimit të marrëveshjes së Prespës, vendi do të kalojë nëpërmjet një procesit të transformimit shoqëror. Për shkak të mentalitetit ballkanik të shoqërisë dhe traditës autoritare, ky proces sipas tij do të jetë i vështirë. [embedded content] Marrëveshja e Prespës ishte kusht, kushti i parë dhe hapi i parë, pra pajtim mes Maqedonisë dhe Greqisë përmes kompromisit rreth emrit dhe historisë.  Marrëveshja e Prespës e hap derën të ecim në reformimin e shoqërisë, në atë kontekst që të bëhet e sigurt, të bëhet demokratike, e lirë, të…

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 21:24 Kuvendi bën me dije së është caktuar seanca e radhës e Komisionit për Çështjet e Rregullores dhe të Mandateve-Imuniteteve të Deputetëve për më 06.11.2018 në orën 12:00. Në këtë mbledhje e vetmja pikë dite për t’u shqyrtuar është: propozim për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski në bazë të informatave të pranuara nga Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, Njësia për Krime të Organizuar dhe Korrupsion të datës 23.05.2018, ku deputeti Nikolla Gruevski u dënua me 2 vjet burg.

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 20:26 Prokuroria Publik Shtip ka hapur hetim kundër një personi për vepërn penale të prodhimit të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope të ndaluar me ligj në nenin 215 1 të Kodit Penal.Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, u zbuluan rreth tre kilogramë droga narkotike e tipit marihuanën, të cilën ai kishte prodhuar vet dhe e shiste në mënyrë ilegale. Duke u bazuar në provat materiale, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjykatësit propozimin për masën e praburgimit për të dyshuarin.

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 18:52 Sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët ndër-disiplinor i ekspertëve për çështje të historisë, arkeologjisë dhe arsimit. Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme, mbledhja u mbajt në atmosferë miqësore, në përputhje me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Prespës. Sipas Nenit 8 të Marrëveshjes së Prespës, u soll vendim i përbashkët që të punohet në largimin e referencave të caktuara nga tekstet shkollore të pranishme dhe në të kaluarën.

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 15:57 Marrëveshja e Ohrit, me ndryshimet e propozuara në draft-amendamente, do të përfshihet edhe në Preambulën e Kushtetutës së vendit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev i cili ditë më parë deklaroi se një gjë e tillë ishte e panevojshme. Marrëveshja kornizë e Ohrit është plotësisht e përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë kurse argumenti që u dha në gjithë këtë debat me deputetët dhe këtu në qeveri ishte se kur tashmë është hapur Kushtetuta është radha që të përfshihet edhe Marrëveshja kornizë e Ohrit si element kontituiv sepse kjo është pjesë e…

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 15:45 Përndjekje politike gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kështu e cilëson vendimin për ngrirjen e pronës së partisë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kreu i opozitës në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se në një situatë të tillë opozita nuk mund të përgatitet për fushatën parazgjedhore pavarësisht nëse me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, Mickoski nuk saktësoi nëse paralajmërimi i tij për shitjen e selisë qendrore është për shkak se partia ka mungesë të parave. Do të përpiqemi ti racionalizojmë shpenzimet. Është e logjikshme kur shihni se keni vështirësi me…

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 15:31 Përfaqësuesit e popullit me amendamente për rishikimin e buxhetit kanë kërkuar që Ministria e Financave të ndajë fonde për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve. Secili deputet këmbëngul për projekte që lidhen me vendin nga i cili vjen ose e ka origjinën. Rexhail Ismaili nga radhët e BDI-së ka kërkuar 16 milionë denarë për asfaltimin e rrugëve në Likovë .Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi e pranoi propozimin, por miratoi vetëm një të katërtën e parave të kërkuara. Deputeti i opozitës, Ilija Dimovski, propozoi amendamente për të ndërtuar një qarkore rreth komunës së Velesit. Projektimi fillestar i…

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 14:56 Kërkesa për shtyrjen e burgimit të Nikolla Gruevskit u hodh poshtë. Gjykata Penale tha se gjykatësi për zbatimin e sanksioneve nuk e pranoi ankesën e mbrojtjes. Vendimin, Gjykata Shkupi 1 e ka dërguar tek avokatët ndërsa ish-kryeministri ka të drejtën e një ankese të re deri te Këshilli Penal brenda tre ditëve. Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës më 8 nëntor, pasi u dënua me dy vjet burg për prokurimin e Mercedes-it të blinduar. Në kërkesën për shtyrjen e dënimit të ish-kryeministrit, jozyrtarisht, janë listuar dy arsye, detyrat e tij në Kuvend si…

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 14:56 Kërkesa për shtyrjen e burgimit të Nikolla Gruevskit u hodh poshtë. Gjykata Penale tha se gjykatësi për zbatimin e sanksioneve nuk e pranoi ankesën e mbrojtjes. Vendimin, Gjykata Shkupi 1 e ka dërguar tek avokatët ndërsa ish-kryeministri ka të drejtën e një ankese të re deri te Këshilli Penal brenda tre ditëve. Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës më 8 nëntor, pasi u dënua me dy vjet burg për prokurimin e Mercedes-it të blinduar. Në kërkesën për shtyrjen e dënimit të ish-kryeministrit, jozyrtarisht, janë listuar dy arsye, detyrat e tij në Kuvend si…

Lexo më Shumë

2 Nëntor 2018 / 14:39 Banorët e lagjes Teqe të Tetovës, kanë protestuar kundër bastoreve sportive dhe kazinove, që kohëve të fundit, në Tetovë kanë filluar të hapen edhe në brendi të lagjeve. Kërkesa e banorëve është që ato të zhvendosen në lokacione të tjera, jashtë vendbanimeve, në të kundërtën do të vazhdojnë që revoltën ta shprehin në rrugë. Protesta e sotme e banorëve të lagjes Teqe, u mbështet edhe nga Këshilli antibixhoz. [embedded content] Iu bëjmë thirrje gjithë organeve kompetente që e përpilojnë ligjin që ta mbrojnë popullatën nga këto dukuri negative, bastoret sportive kazinotë dhe lojërat e fatit…

Lexo më Shumë