2 Nëntor 2018 / 20:26
Prokuroria Publik Shtip ka hapur hetim kundër një personi për vepërn penale të prodhimit të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope të ndaluar me ligj në nenin 215 1 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, u zbuluan rreth tre kilogramë droga narkotike e tipit marihuanën, të cilën ai kishte prodhuar vet dhe e shiste në mënyrë ilegale.
Duke u bazuar në provat materiale, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjykatësit propozimin për masën e praburgimit për të dyshuarin.


