Author: almakos

6 Nëntor 2018 / 10:08 Në Gjykatën Penale në Shkup, sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Target-Fortesa” të PSP-së për përgjimet pa leje. Në seancën e kaluar fjalën hyrëse e dhanë të akuzuarit të cilët thanë se nuk ndihen fajtorë. Gjykatësja Xheneta Begtoviç i bashkoi lëndët e Goran Grujevskit, Nikolla Boshkovskit, dhe Gordana Jankulloskës, të cilët më herët gjykoheshin në procedurë të ndarë në rastin “Target-Fortesa”, dhe u vendos që që të gjykohen në mungesë Grujovski dhe Boshkovski, për shkak se Gjykata Supreme në Athinë e refuzoi kërkesën e Ministris maqedonase të Drejtësisë. Hetimi për lëndën “Fortesa”…

Lexo më Shumë

6 Nëntor 2018 / 8:11 Vajza mendohet të jetë gjetur në rrjedhën e Vardarit në fshatin Balindoll. Siç mëson Alsat vajza quhej Xhejha Mexhiti e lindur më vitin 2001 në Zdunjë të Gostivarit e moshës 17 vjeçare. Ajo kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të Spitalit të Gostivarit, duke ikur nga një tufë qenshë. Më poshtë keni fotografinë e tashmë të ndjerës Xhejha  Mexhiti e cila duke u munduar të shpëtojë nga një grup qenshë endacak, humbi jetën në Vardar.

Lexo më Shumë

6 Nëntor 2018 / 7:25 Moti sot në Maqedoni parashikohet të jetë i freskët dhe i kthjellët. Temperaturat e hershme të mëngjesit do të sillen prej 1 gradë celsius deri në 4 gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës nga 5 deri në 10 gradë celsius. Shpejtësia e ajrit do të jetë deri më 4km/h, ndërsa shikueshmëria e rrugëve do parashikohet të zhvillohet pa pengesa.

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 22:45 Tevdovski në edicionin e  emisionin “360 shkallë“ është përgjigjur akuzave të opozitës, sipas të cilëve vedosja e sistemit tatimor progresiv do të shtojë evazionin tatimor dhe ekonominë e gri në vend. Tevdovski tha se këto akuza janë argumente klasike të së djathtës dhe se nuk kanë bazë.  Sipas ministrit të Financave ,edhe në Shqipëri gjatë vitit 2013, qeveria ishte akuzuar me të njëjtat argumente, mirëpo shteti fqinjë nuk ka pasur probleme në implementimin e titimit progresiv. Në esencë, ja unë e ndoqa debatin në Shqipëri, në vitin 2013. Atje, gjëja kryesore për të cilën është…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 22:10 Ndryshimet në sistemin e tatimeve dhe pensioneve që të shtunën i paralajmëroi Qeveria janë temë e fokusit ditëve të fundit. Qytetarët dhe ekspertët janë të ndarë rreth këtyre ndryshimeve. Kurse ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë një interviste për emisionin “360” tha se ky sistem tatimor është i domosdoshëm për vendin dhe se kjo nuk është masë identifikuese e socialdemokratëve, por nevojë për vendin duke marrë parasysh se  Gjermania dhe SHBA-ja por edhe vendet e rajonit si Shqipëria tash e sa vite me sukses zbatojnë këtë sistem tatimor, pa marrë parasysh se cila forcë polike…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 18:00 Mbledhja e Komisionit për çështje të mandatit, imunitetit dhe rregullores është shtyrë për ditën e enjte, kjo për arsye se siç mëson Alsat është bërë për shkak të mbledhjes të kreut të Kuvendit me grupet parlamentare, për formimin e trupit koordinues për pajtim kombëtarë. Mbledhja ku do të diskutohet për mandatin e ish-kryeministrit Gruevski do të mbahet të enjten në  ora 11.00.

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 16:23 Nuk kanë të ndaluar reagimet e komunitetit të biznesit nga reformat e reja tatimore që këtë fundjavë i paralajmëroi Qeveria. Biznesmenët nuk e kanë mirëpritur tatimin progresiv si ndërrim të tatimit të deritanishëm të sheshtë prej 10%. Edhe pse Qeveria ngriti kufirin fillestar për tatimin shtesë prej 1000 në 1500 euro, biznesmenët thonë se masa është e përshpejtuar dhe se duhet të anulohet për pesë vite. Sipas tyre, me tatimin progresiv nuk përfshihen ata që kanë profit më të madh gjegjësisht investitorët e huaj. Tatimi i ri më shumë do ta godasë shtresën e mesme…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 16:08 Ligji i ri i përmbarimit do të shkaktojë dëme financiare te përmbaruesit, avokatët dhe noterët, por ndryshimet do të jenë në dobi të qytetarëve-bind ministrja e drejtësisë Renata Deskoska. Të ardhurat nga alimentacioni që janë për të drejtat e fëmijëve, të ardhurat e bursave dhe ngjashëm, ndërsa në praktikë është vërejtur se përkundër kësaj ndalese kur bllokohen llogari, bllokohen madje edhe këto të hyra” – tha Renata Deskoska – ministre e drejtësisë Por, vendimet civile nuk devijojnë nga kërkesat e tyre. Reduktimi i tarifave dhe shpërblimeve në aktivitetin përmbarimor. Deskovska i bënë thirrje të mos bie…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 15:53 Për dhjetë ditë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duhet të dorëzojë në Qeveri propozim-modelin për reforma në shërbimet e sigurisë, por modeli ende kërkohet. Në tryezë të përbashkët me ekspertë, ministri Spasovski dhe drejtorët e DSK-së dhe Agjencisë për kundërzbulim sërish diskutuan sot se cili prej tre modeleve paraprakisht të paralajmëruara është më i mirë. Njëri është që shërbimet e sigurisë të mbeten të organizuara sikur deri tani, gjegjësisht DSK-ja të mbetet në MPB, ndërda Agjencia e Inteligjencës – organ i posaçëm. Modeli i dytë është DSK-ja të jetë jashtë MPB-së, si agjenci qeveritare, ndërsa…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 15:43 Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Volfgang Sobotka i ndodhur për vizitë në Shkup ka theksuar se nëse  Marrëveshja e Prespës kalon në Maqedoni, nuk mund të pengohet nga pala greke. Sobotka pas takimit me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin, tha se BE-ja është e interesuar që i gjithë Ballkani Perëndimor ta integrohet në Union dhe të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai i përshëndeti ndryshimet kushtetuese duke theksuar se BE-ja do e shpërblejë guximin e deputetëve që votuan. “Ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 15:29 Rreth 50 biseda të përgjuara u lëshuan sot në sallën e gjyqit për rastin Titanik për parregullsi zgjedhore. Më shumë dëgjohej zëri i ish-Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai organizon avion nga Italia dhe Zvicra me votuesit për të votuar në zgjedhjet lokale në 2013. Por, në bisedat dëgjohet edhe zëri i ish-ministres Gordana Jankulloska. Ajo me njërin nga bashkëbiseduesit thotë se janë dhënë dy mijë euro për, siç thotë ajo, “Shiptarite” dhe “Serbët”. Për parregullsi zgjedhore përmes rastit Titanik të PSP-së, të akuzuar janë 21 persona. Mes tyre janë edhe Nikola Gruevski,…

Lexo më Shumë