6 Nëntor 2018 / 23:32 Gjatë Programit 200 në Alsat, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Sela tha se ata si opozitë kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe se patën shancin më të mirë t’ia arrin qëllimit kur u deshën numrat për ndryshimet kushtetuese, por nuk e bënë sepse interesat e vendit janë më të mëdha se ato partiake. Kërkojmë zgjedhje të përkohshme sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe këtë mund ta arrinim kur u deshën numrat për qasjen në ndryshimet kushtetuese por ne vlerësuam interesin që kemi ne si popuj në Maqedoni, stabilitetin regjional dhe hapjen e perspektivave të…
Author: almakos
Aksion i madh policor po zhvillohet në Çair, siç mëson Alsat policia i ka zbrazur rrugët e Çairit nga makinat që ndodheshin të parkuara nëpër rrugë dhe po pengonin që të zhvillohet trafiku i rregullt. Alsat mëson se policia ka pastruar të gjitha rrugët nga makinat e parkuara gabimisht dhe të njejtat po gjobiten për çdo pa rregullësi. Siç mund ta shihni në fotografitë ekskluzive rrugët e Çairit janë nga të dyja anët të zbrazura nga makinat që pengonin të zhvillohet trafiku nëpër këtë zonë.
[embedded content] 6 Nëntor 2018 / 22:45 Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela në kuadër të “Programi 200” flet edhe për bashkëpunimin me subjektet tjera politike. “Unë nuk kam të drejtë t’i përzihem kujtdo subjekti tjetër politikë se çfarë hapash do të marrë, në bazë të hapave që marrin subjektet politike ne do të vlerësojmë në momentin e caktuar se ja vlen bashkëpunimi apo nuk ja vlen bashkëpunimi. Por assesi me individë të cilët janë direkt të përfshirë në sulmin personal ndaj meje bazuar tek ideja që unë mbroja në atë periudhë”, tha Sela.
[embedded content] 6 Nëntor 2018 / 22:30 Gjasat janë të vogla që të pranohet ky propozim për 20 përqindëshin, çfarë do të bëjë Aleanca për Shqiptarët në një situatë të këtillë, do të votoj ndryshimet kushtetuese? “Aleanca për shqiptarët vendimet ne veta do t’i bëj publike në momentin që do të jemi të ndodhur para asaj situate politike. Besoj përsëri se do t’i thirret arsyes dhe një pjese të ndryshimeve kushtetuese që do të propozoj Aleanca do të pranohen, shpresoj të pranohen në këtë fazë”.
6 Nëntor 2018 / 19:36 Qeveria, përmes strategjisë së re për vazhdimin e reformave të quajtur “Plani 18”, synon afrimin me legjislaturën e vendeve anëtare të BE-së, zbatimin e reformave të Pribesë, rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe Raporteve të Progresit. Kështu u tha në takimin formal me gazetarët ku u prezantuan hapat e ardhshëm të ekzekutivit në këtë drejtim. [embedded content] Jemi të bindur se Evropa na ndjek dhe sytë e saj do të jenë të kthyer nga Maqedonia për atë që bëjmë. Por ne këtë që e bëjmë, e bëjmë edhe për nevojat e qytetarëve që të kenë…
6 Nëntor 2018 / 19:07 Gjashtë persona të angazhuar me të djathtën ekstreme franceze u arrestuan këtë të martë si të dyshuar për një sulm të dhunshëm kundër presidentit francez, Emanuel Makron. Shërbimi Sekret Francez, DGSI, tha se personat u arrestuan në tri zona të ndryshme: në Izerë, juglindje të Lionit; Mozelë, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgun; dhe në Il-Et-Vilenë, në verilindje, pranë qytetit të Renës. Të dyshuarit janë pesë burra dhe një grua, nga 22 në 62 vjeç. Të gjithë janë të angazhuar politikisht me të djathtën ekstreme, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme franceze.
6 Nëntor 2018 / 18:32 Eksperët e faqes së internetit Numbeo, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në mbi 70 qytete evropiane për ndotjen. Në raportin Indeksi i Ndotjes çdo qytet u vlerësua nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale. Si më të ndoturit rezultuan: Tetova (97,57), Napoli (84,61), Shkup (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48). Mes më të ndoturve janë dhe Bukureshti, Roma, Barcelona, Parisi dhe Milano. Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo po në Suedi (16,67). Ndër qytetet më të pastra janë gjithashtu edhe…
6 Nëntor 2018 / 17:19 “Analiza horizontale funksionale, analizimi i punës së të gjithë institucioneve. Në rrjedha është përpilimi i ndryshimeve të ligjit për inspektim publik. Analiza do të tregojë nëse ka nevojë të mbyllen disa institucione dhe sektorë. Nuk do të shkarkohen persona nga puna por personat e tepërt do të adresohen në sektorin privat”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sipas të cilit me Ligj do të bëhet dallim mes punësimeve në poste politike dhe atyre punësimeve mbi përgatitjet profesionale. Mançevski paralajmëroi edhe përmirësim të shërbimeve publike. “One-stop-shop muajin e ardhshëm i pari në Shkup.…
[embedded content] 6 Nëntor 2018 / 17:15 Në pyetjen se a duhet përfshirë Marrëveshja e Ohrit në preambullën e kushtetutës, Ziadin Sela, Kryetar i ASH tha se duhet menduar mire nëse duhet future në preambullën e kushtetutës edhe Marrëveshja e Ohrit. Sipas tij ajo nuk është një marrëveshje që ka përmbzllur raportet shqiptaro-maqedonase.Këto deklarata ai i bëri gjatë intervistës për programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.00. [embedded content]
6 Nëntor 2018 / 16:49 Kryetari i partisë opozitare më të madhe greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, fjalimin para grupit të tij të deputetëve në mbledhjen e sotme e filloi me çështjen e emrit dhe Marrëveshjen e Prespës, duke dërguar kritika te Qeveria aktuale greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis tha se ndryshimet kushtetuese te ne janë ende më të këqia nga vetë marrëveshja, por edhe përsëriti se partia e tij nuk do të votojë për ratifikim të zgjidhjes mes dy vendeve. “Në çështjen e Shkupit, Marrëveshja e Prespës vazhdimisht e rrit numrin e fakteve negative tashmë…
6 Nëntor 2018 / 16:29 Zëvendës kryesuesi gjeneralkoloneli i NATO-s, Stiven Shepro tha se NATO-ja njeh progresin e arritur gjatë vitit të fundit dhe inkurajon vendin të vazhdojë zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim. Gjatë vizitës së komitetit ushtarak të NATO-s në Shkup, Shepro theksoi se vendimi për anëtarësimin e vendit në NATO i takon qytetarëve dhe qeverisë. Për ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vetë vizita e komitetit të NATO-s është shenjë se anëtarësimi ynë nuk është larg dhe se i njëjti do të jetë i rëndësishëm dhe inspirim për të gjithë rajonin. Ju inkurajojmë të vazhdoni me këto…
6 Nëntor 2018 / 15:58 Sjellja e punonjësve në policinë sekrete e ka zbuluar sekretin se brenda DSK-së po përgjohet në mënyrë të paligjshme. Gorgji Llazarevski, njeriu, me ndihmën e të cilit u zbulua afera e përgjimit, si dëshmitar kryesor në PSP, kujtoi se si në vitin 2006 ai filloi të dyshonte se sistemet në DSK po keqpërdoren. Ai ka filluar një herë të hetojë nëse thashethemet janë të vërteta. Si ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, i ka pasur fjalëkalimet. Ka lidhur një kabllo nga sistemet në kompjuterin e tij. Ai gjeti se në mënyrë të pakontrolluar dhe me vetëm…

