Author: almakos

8 Nëntor 2018 / 6:47 Sot në Maqedoni kryesisht mbretëron mot i vranët në të gjithë vendin, me temperatura të mëngjesit prej 1 deri më 6 gradë celsius, ndërsa ato ditore pritet që të rriten edhe deri më 15 gradë celsius. Kryesisht do të fryejë erë e lehtë juglindore, në disa zona lokale do të ketë edhe mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 0:53 Ka dhënë dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së ekonomisë, Naim Vrenezi. Vendimin për dorëheqjen e tij, Vrenezi e ka berë të ditur në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Zëdhënësi i ministrisë së ekonomisë Naim Vrenezi ka njoftuar se nuk do të jetë më zëdhënës i kësaj ministre ku për tetë vite ka qëndruar në këtë pozitë. Këtë njoftim ai e ka bërë përmes rrjeteve sociale. “Të nderuar FB miq. Ju informoj se nga sot nuk jam më pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Pas një periudhe gati 8 vjeçare në detyrën e Zëdhënësit të Ministrisë…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 22:50 Ish ministri i Financave dhe anëtari i VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllavevski, në pyetjen e gazetarëve në emisionin “Magazina Ekonomike” në ALSAT, se në rastë të kthimit eventual në pushtet, a do ta heqin taksën progresive, e cila po prezantohet nga qeveria aktuale dhe se a do ta zëvendësojnë atë me politikën aktuale të taksës së sheshtë, Slaveski tha se një gjë e tillë do të ndodh në seancën e parë qeveritar nëse partia e tij merr pushtetin.

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 22:27 Ish ministri i Financave, Trajko Sllavevski, në edicionin e sontëm të “Magazinës Ekonomike”, në Alsat, tha se tatimi i sheshtë që qeveria dëshiron ta zëvendësojë me tatimin progresiv, realisht me kalimin e kohës ka rritur të ardhurat e buxhetit për 20 përqind dhe se ende mundet ti shërbejë ekonomisë maqedone. Pas vitit të parë të futjes së tatimit të sheshtë, të ardhurat buxhetore tek ne përjetuan një -bum 20 përqind. Unë isha ministër i Financave, nuk dinim çfarë të bënim me paratë. Kjo ishte rezultat i futjes së taksës së sheshtë, rritjes së disiplinës financiare…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 22:15 Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, tha se pavarësisht reagimeve, qeveria sërish mendon se është e nevojshme që vendi të ketë tatim progresiv. Sipas tij, taksa e sheshtë po braktiset ngadalë nga të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjërë. Ministri shtoi se taksa e sheshtë ka ulur të ardhurat e shtetit, nga përqindja e BPV-së. Taksat progresive dominojnë në BE, por edhe në Shtetet e Bashkuara, kështu që tatimi i sheshtë e kemi vetëm në vendet ish-socialiste të cilët viteve të fundit po e braktisin atë, nga fqinjtë tanë…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 21:10 Ali Ahmeti në një emision në televizionin Klan komentoi shkrimet e fundit të ish ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevski, duke i cilësuar si shkrime arkaike. Shkrime arkaike mendime arkaike, fillozofi që i’u ka kaluar koha, këto mendime nuk i merr dikush më si serioze.Proceset kanë shkuar aq shumë para saqë nuk ka kthim pas. Ish ministri i takon një moshe të shtyrë, ai ka çasje të vjetruar. Mos të hyjmë tek thëniet e Darvinit i cili thotë se nuk fiton më i forti as më inteligjente por ai që përshtatet me kohën, kështu që nuk…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 20:34 Komisioneri për Zgjeri të BE-së, Johannes Hahn në profilin e tij në “Twitter” shkruan se ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin. Isha shumë i qartë si kristali se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës duhet të finalizohet sa më shpejtë dhe pa asnjë pengesë. E përgëzoj angazhimin e tij që të mos e pengojë procesin me opstrukcione në Kuvend. Eurointegrimeve i nevojitet opozitë besnike”, ka shkruar eurokomisioneri Hahn.

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 20:23 Para Gjykatës Themelore po vazhdojnë protestat ku kërkohet drejtësi për ish kryeministrin dhe ish kreun e VMRO- DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski. Sipas organizatorëve të protestës, PSP-ja po punon vazhdimisht në shkatërrimin e elitës politike të VMRO-së. Ata kërkuan nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov që të ndalojë, siç thonë ata, përndjekjen politike të Nikolla Gruevskit. Prokuroria Speciale Publike ka vetëm një çëllim, atë që të punojë në shkatërrimin e elitës politike të VMRO-DPMNE-së, në këtë elitë marrin pjesë njerëzit nga qeveria e kaluar, e cila ka qeverisur më shumë se 10 vite. E ftojmë presidentin…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 19:39 Komisioni për Çështje Kushtetuese nisi shqyrtimin e teksteve mbi draft-amendamentet e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të mbledhjes, shumica dhe opozita u përplasën për çështjen e transmetimit të mbledhjes në kanalin zyrtar të Kuvendit. Kryeministri Zoran Zaev kërkoi proces gjithëpërfshirës në shqyrtimin e teksteve të amendamenteve, duke theksuar se identiteti maqedonas nuk shndërrohet në maqedonas verior. I qëndroj fjalës time se akoma vlen oferta për proces inkluziv në këtë fazë në suaza të shpirtit të marrëveshjes së Prespës. Jam i sigurt se Kuvendi i Maqedonisë si shtëpi ligjvënëse është institucioni kompetent dhe deputetët janë…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 19:08 Para Gjykatës Themelore zhvillohet protestë ku kërkohet drejtësi për ish kryeministrin dhe ish kreun e opozitares VMRO- DPMNE, Nikolla Gruevski. Protesta është thirrur që prej disa ditësh në rrjetin social Facebook nga grupe qytetarësh dhe simpatizues të ish kryeministrit Gruevski. Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore. Rrugët para gjykatës janë të bllokuara prej disa orësh dhe vërehen forca policore.

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 17:42 Qeveria e Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë e Kosovës në fushën e udhëheqjes kufitare të integruar. Koordinatori nacional për udhëheqje kufitare të integruar në republikën e Maqedonisë, Vlladimir Pivovarov theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe tha se shpresojnë që në të ardhmen të tejkalohen problemet me çka qytetarëve do tu mundësohet profit më i madh. Ndërkohë, koordinatori nacional nga qeveria kosovare Isa Xhemaili thotë se kjo marrëveshje vjen si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe marrëdhënieve të mira mes dyja shteteve. Ai thotë se bashkëpunimi mes MPB-së së Kosovës dhe Maqedonisë do vazhdoj, dhe…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 16:36 Nuk konfirmohen dhe as nuk hidhen poshtë zërat për ndryshime të reja në kabinetin qeveritar, si pasojë e mos-arritjes së rezultateve në punë të ministrave të caktuar ose dyshimeve të publikut për përfshirje në afera korruptive. Sipas burimeve të Alsat, jozyrtarisht, përbërja e kabinetit të Zaevit së shpejti mund të ndryshojë, madje deri në fund të këtij muaji ose para vitit të ri. Nga qeveria shkurt thonë se kjo gjë nuk është diskutuar zyrtarisht në ekzekutiv. Aktualisht, në kuadër të Qeverisë, nuk është diskutuar për ndryshime kadrovike apo shkarkime të ndonjërit prej anëtarëve të Qeverisë”-…

Lexo më Shumë