7 Nëntor 2018 / 21:10
Ali Ahmeti në një emision në televizionin Klan komentoi shkrimet e fundit të ish ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevski, duke i cilësuar si shkrime arkaike.
Shkrime arkaike mendime arkaike, fillozofi që i’u ka kaluar koha, këto mendime nuk i merr dikush më si serioze.Proceset kanë shkuar aq shumë para saqë nuk ka kthim pas. Ish ministri i takon një moshe të shtyrë, ai ka çasje të vjetruar. Mos të hyjmë tek thëniet e Darvinit i cili thotë se nuk fiton më i forti as më inteligjente por ai që përshtatet me kohën, kështu që nuk mund ta reformosh atë. Nuk mund të llogaritet Manevski njëri nga politikëbërësit e VMRO-së, ai i takon të kaluarës”- deklaroi Ali Ahmeti, kryetarë i BDI-së
Ndryshe,në një shkrimin autorial për portalin Republika të afërt me VMRO-DPMNE-në, Manevski akuzon kryeministrin, duke e cilësuar si ‘kryetradhëtar’, për atë që ai e quan, fshirje të vendimeve të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë(ASNOM), nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Mospërmendja e këtyre vendimeve në Preambulën e Kushtetutës, sipas Manevskit, i gropos për jetë të jetëve vendimet shtetformuese të këtij parlamenti të luftës, për shkak se, thotë ai, Deklarata e KAÇKM-së nuk është akt juridik: ‘Maqedonia po shpërfytyrohet dhe popullit maqedonas po reduktohet në qytetarë të shtetit pa rrënjë. Këtë po e bën tradhëtari Zoran Zaev dhe klika rreth tij, Nikola Dimitrov e Radmila Shekerinska, nën drejtimin e plotë të frontmenit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili mban në dorë flakadanin për shpërbërjen e Maqedonisë dhe për zbatueshmërinë e plotë të Platformës së Tiranës,’- shkruan ish-ministri i Drejtësisë duke kundërshtuar përfshirjejn në Preambulë edhe të Marrëveshjes së Ohrit për të cilën pretendon se nuk mund të jetë element i konstituimit të Maqedonisë.
ALSAT