Author: almakos

8 Nëntor 2018 / 13:50 Zëvendës ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski iu përgjigj koordinatorit të VMRO-së, Nikolla Micev, i cili propozoi amendament të posaçëm për mbrojtje, në rast se Marrëveshja nuk kalon në Kuvendin Grek. Zhernovski theksoi se ky garancion tashmë është i siguruar në draft amendamentet. Mbrojtja për të cilën po flet opozita tashmë është në draft-amendamentet. Kjo do të thotë se nëse Greqia nuk e ratifikon Marrëveshjen dhe protokollin për anëtarësimin në NATO, ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë të vlefshme”- u shpreh Zhernovski.

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 13:26 Për të dytën herë me radhë brenda dy javëve, gjegjësisht pas ishte përjashtuar nga partia, ish shefi i policisë sekrete dhe funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov i shkroi letër të hapur kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Letra është në kontekst të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Hellsinki, ku partia është prezantuar më dy delegacione, njëra e udhëhequr nga Mickoski dhe tjetra nga krahu reformist, të ftuar personalisht nga kreu i PPE-së, Zhozef Doll. Në letër Mijallkov thekson se asnjë kryesi e mëparshme nuk ka përjetuar një turp të këtillë në skenën ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 12:11 Prokurorja Villma Ruskovska, e shoqëruar nga një polic, ka lëshuar gjyqin për rastin e “27 prill” pasi që nuk ndiheshte mirë në sallën e Gjygjit. Prokurorja Ruskovska ka kërkuar nga gjyqtarja Dobrilla Kacarska ta lejon që ajo të largohej nga Gjykata për shkaqe shëndetësore. Në seancë vazhdojnë të shfaqen video incizime nga televizionet. Të gjithë 32 të pandehurit janë të pranishëm në seancë, përveç të pandehurit Sashko Markovski për të cilin procedura është ndarë.Video incizimi i parë televiziv është nga TV Alfa, ku shihet si grupi i qytetarëve dhe policëve hyjnë mes shkallëve kryesore të…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 11:51 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në Helsinki ka mbajtur një sërë takimesh me përfaqësuesit dhe liderët e partive anëtare në PPE. Mickoski pati takim me zëvendës kancelarin gjerman dhe ministrin e Punëve të Jashtme Hrost Zahofer. Mickoski me Zahohfer bisedoi për përndjekjen politike ndaj VMRO-së, dhe për krizën me emigrantët në kufirin jugor të Maqedonisë, thonë nga partia. Kryetari i VMRO-së pati takim edhe me Antonio Taiani, presidentin e Parlamentit Evropian, të cilit i përcolli se përparësia e VMRO-DPMNE-së do të vazhdojë të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE. Një takim u…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 11:34 Ndryshimet ligjore për mbrojtje të fëmijëve parashohin ndërprerjen e shtesave për lindjen e tretë, kjo masë u miratua më vitin 2009 nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Propozim ligji është shpallur në faqen e Qendrës Nacionale të Regjistrit Qendror (QNRQ). Ky ligj do të ndërpritet për shkak që sipas qeverisë së re nuk ka pasur ndikim pozitiv në shtimin e popullsisë, siç priteshte nga qeveria e kaluar e cila e solli këtë ligj. Në vend të ligjit për shtesa për fëmijë të tretë parashihet ndihmesë e pakthyeshme e cila do tu jepet vetëm njëherë në vlerë prej…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 11:15 Eurokomesari për zgjerim Johanes Hahn, mbrëmë gjatë evenimentit të PPE-së është fotografuar me deputeten Emilija Aleksandrova, ish ministrin Nikolla Todorov dhe me Petar Bogojevskin. Pas kësaj fotografie Han ka shkruar në Twitter se kërcënimet ndaj deputetëve të opozitës që votuan pro ndryshimeve të Kushtetutës duhet të ndaloj. E përgëzoj guximin dhe kurajën gjatë votimit për Marrëveshjen e Prespës. Kërcënimet ndaj deputetëve duhet të ndalen! Të gjitha partitë duhet të punojnë agjendë Evropiane, e cila mbështetet nga shumica e qytetarëve, ” ka shkruar Han.

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 10:22 Nga “EVN” Maqedoni informojnë se për shkak të aktiviteteve teknike në rrjeta e furnizimit të shpërndarjes, disa pjesë të Shkupit do të mbesin pa energji elektrike. Prej orës 8:30 deri 16:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës Dimitar Pandilov, dmth objektet nga nr 10 deri në nr 33 në Komunën Qendër. Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri 15:00 do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Semenishtë dhe Çajlane në komunën e Sarajit. Në periudhën prej orës 8:15 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit e…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 9:46 Edhe pse akti vendimtar i denimit të ish-kryeministrit Gruevski ishte i parashikuar që me 8 nëntor të përfundojë prapa grilave dhe të vuaj denimin me dy vjet burg, ai megjithatë duket so do të shpëtojë për disa ditë. Në gjykatën penale kanë arritur ankimimet e secilit avokat veç e veç të ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe po ashtu pritet të arrijë edhe ankesa e vetë Nikolla Gruevskit, pas të cilave do të fillojë proceduraqë të shqyrtohen ankesat nga Këshilli Penal ku do të vendoset nëse do ti shtyhet burgimi për tre ditë apo vendimi për ta…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 8:35 Mbrëmjen e djeshme në organizim të lëvizjes “Makedonija Bllokira” apo Maqedonia bllokon, një grup njerëzish filluan marshin protestues duke u nisur drejt shtëpisë së deputetit të përjashtuar nga VMRO-ja, Krsto Mukovski nga Vevçani. Protestuesit me qirinj në dorë dhe me këngë patriotike maqedonase i sugjeruan që të ndryshojë mendje rreth votimit për ndryshime kushtetuese për ndryshim të emrit. Mukoski i cili paraprakisht ishte i njohtuar për protestë, doli dhe i priti protestuesit para shtëpisë së tij si mysafirë dhe një pjesë të tyre i futi mbrenda ku siç u shpreh ai, të pijnë nga një…

Lexo më Shumë